Kina hulumton vaksinë për gripin e shpezëve

Republika Popullore e Kinës ka nisur të punoj në zhvillimin e një vaksine kundër llojit të ri gripit të shpezëve H7N9, nga i cili kanë vdekur nëntë persona që nga marsi, thonë mediet lokale.

Puna hulumtuese pritet të nis deri në fund të javës, kurse pritet që vaksina të del brenda shtatë muajve, agjencia e lajmeve Xinhua ka raportuar të enjten.

Gripi i modifikuar i shpezëve ka një normë relativisht të lartë të vdekshmërisë, për afro 30 për qind në 33 raste të raportuara deri më tani, dhe që të gjitha në rajonin e Shangajit.

Autoritetet kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë hedh poshtë dyshimet për shpërthimin e një epidemie, duke thënë se nuk ka asnjë provë se virusi po bartet nga njeriu në njeri./Alsat-m/

Lajme të ngjashme

Back to top button