Mariçiq: Vangellovski dhe Manevski më sulmuan për ndikim në gjyqësor, ndërsa ata ishin simbol i gjyqësorit të kapur

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në paraqitjen e tij në Utrinski brifing iu referua shënjestrimit ndaj tij pasi në Facebook postoi një reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin e Mijalkovit nga paraburgimi dhe ka bëri thirrje që Këshilli Gjyqësor të sqarojë se mbi çfarë baze gjykatësit Gjoko Ristov dheEnver Bexheti e sollën këtë vendim duke pasur parasysh arratisjen e mëparshme të ish-shefit të DSK-së.

“Nuk kam ndikuar në asnjë mënyrë në vendimet e gjykatës. Thjesht u kam bërë thirrje gjyqtarëve që të shpjegojnë vendimet e tyre. Kur kishte krizë me tentativën për arratisje apo gjysmë tentativë arratisjeje të Mijallkovit, gishti i drejtohej pushtetit ekzekutiv. Konsideroj se gjyqësori i pavarur duhet t’i shpjegojë opinionit vendimet e veta. Nuk mund të fajësohet gjithmonë ekzekutivi për disa vendime të paargumentuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Unë personalisht nuk kam pasur asgjë kundër Mijalkovit”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se presioni i vetëm ndaj Këshillit Gjyqësor ishte që ta kryejë punën e vet me ndershmëri, përgjegjësi dhe profesionalizëm në kuadër të ligjit.

“Nëse une kam përdorur leva për ndonjë presion, sigurisht që një gjë e till nuk do të ishte publike, përmes statusit në Facebook. Jovo Vangellovski dhe Mihajllo Manevski e dinë shumë mirë se nuk do të reagoja publikisht përmes Facebookut. Në atë kohë nuk kishte statuse në Facebook, por kishte shumë mekanizma të tjerë të shkruar në raportet ndërkombëtare. Nuk kam nevojë të reagoj publikisht, nëse do të doja dhe nëse do të mund të ndikoja në drejtësi”, tha Mariçiq.

Ai rikujtoi se të njëjtat reagime ka pasur edhe para një viti kur prokuroria kërkoi masën e paraburgimit dhe vendimin e solli gjykata.

“Unë edhe për këtë rast kam marrë vesh edhe nga publiku. Përndryshe, emrat e gjyqtarëve që i përmenda i kam marrë nga persona brenda gjykatës dhe nuk po them se është e drejtë. Nuk kemi rrugë tjetër si ekzekutiv për t’u mbrojtur nga sulmet, përveçse t’i bëjmë thirrje gjyqësorit të shpjegojë vendimet pa ndikuar në to. Ndryshe, për Mijalkovin kemi pasur edhe lirim dhe atëherë askush nuk ka reaguar, pasi gjykata e ka shpjeguar atë aktgjykim”, tha Mariçiq.

Me buxhetin e ri do të ketë rritje të buxhetit edhe në gjyqësor edhe në prokurori dhe do të ketë rritje të pagave prej 15 për qind në të gjithë sektorin që do të përdoret për të pasur burime të mjaftueshme për të kryer detyrat e tyre dhe për të qenë të pavarur në punën e tyre.

Përndryshe, më 24 dhjetor Gjykata e Apelit pranoi garancinë e Mijallkovit dhe mori vendim për lëshim nga paraburgimi, por pas këtij vendimi, Gjykata Penale me kërkesë të prokurorisë i ka përcaktuar paraburgim të ri Mijallkovit, por për rastin “Parcelat në Vodno”. Avokatët e tij kanë dorëzuar ankesë për të cilën pritet të vendoset këtë javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button