Një mjek në mënyrë të gabuar pretendon se vaksinat kundër Kovid-19 janë eksperimentale

Vaksinat që përdoren në Maqedoninë e Veriut nuk janë eksperimentale. Vaksina Pfizer u bë vaksina e parë në botë që mori autorizimin e plotë nga Agjencia Amerikane e ushqimit dhe barnave. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar edhe vaksinat Moderna, AstraZeneka dhe Jensen, siç mund të shihet nga faqja zyrtare e Agjencisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar vaksinën Sinofarm më 7 maj të vitit 2021 dhe Sinovak ka licencë nga 1 qershori i vitit 2021. Është vërtetuar shkencërisht se vaksina shpëton jetë dhe aktualisht është mjeti i vetëm efikas në luftë kundër koronavirusit, shkruan Vërtetmatësi.

Një mjek i mjekësisë së përgjithshme nga Radovishi në protestën në Manastir që u mbajt në 19 dhjetor, vaksinat kundër Kovid-19 i quajti eksperimentale.

Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira. Dhe ato thonë vaksinohuni dhe do të jeni mirë. Po, por jo me një vaksinë eksperimentale. Ne nuk jemi minj eksperimenti. Ne jemi njerëz që kemi të drejtë të flasim. Dhe e drejta e fjalës është e drejtë e zgjedhjes, thotë dr. Atanas Atanasov në protestën në Manastir (nga minuta 4.30 e videos).

Pretendimi se vaksinat kundër Kovid-19 janë eksperimentale është i pasaktë dhe me qëndrimin e deklaruar publikisht mjeku tregon se është kundër vaksinimit, i cili është një mjet i vërtetuar dhe i konfirmuar shkencërisht që lufton virusin, i cili deri më tani ka marrë jetën e 5.38 milionë njerëzve në mbarë botën. Në Maqedoni deri më tani nga Kovid-19 kanë vdekur 7.838 persona.

Siç ka shkruar tashmë Vërtetmatësi, në gusht të vitit 2021, vaksina Pfizer u bë vaksina e parë në botë që  mori miratim të plotë për përdorim nga Agjencia Amerikane e ushqimit dhe barnave. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar edhe vaksinat Moderna, AstraZeneka dhe Jensen, siç mund të shihet nga faqja zyrtare e Agjencisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar ka miratuar vaksinën Sinofarm më 7 maj të vitit 2021 dhe Sinovak ka licencë nga 1 qershori i vitit 2021.

Leja për përdorim nënkupton që vaksinat janë në përputhje me standardet e BE-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, se prodhohen në objekte dhe fabrika të miratuara, të certifikuara, sipas të gjitha standardeve farmaceutike.

Procesi i miratimit të një vaksine kalon nëpër disa faza, kontrolle sigurie dhe analiza shkencore dhe klinike.

Vaksinat kundër Kovid-19 u zhvilluan me shpejtësi sepse shkencëtarët kishin një fillim të mirë. Teknologjia e nevojshme tashmë ekzistonte dhe përdorimi i saj për të zhvilluar një vaksinë për një virus të ri u bë një prioritet ndërkombëtar, me miliarda dollarë investime për arritjen e një përdorimi të sigurt për të shpëtuar jetë.

Rregullatorët kanë thjeshtuar disa hapa në procesin e miratimit, por vaksinat gjithsesi duhej të plotësonin standarde rigoroze të sigurisë dhe efikasitetit. FDA vazhdon të monitorojë nga afër të gjitha reagimet negative, shkruan në аnalizën e Klinikës Mayo (SHBA).

Teknologjia mRNA e përdorur në vaksinat e miratuara kundër Kovid-19 ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Analizat e vaksinave kundër kancerit që përdorin të njëjtën teknologji mRNA zhvillohen që nga viti 2011.

Nëse do të kishte një problem real me teknologjinë, deri tani do ta kishim vënë re. Për shkak të mundësisë për përdorim jashtëzakonisht të shpejtë dhe testimeve kaq të suksesshme klinike,  platformat e mRNA do të jenë një mjet i rëndësishëm për t’u përgatitur për epidemitë e ardhshme, deklaroi Michell Goldmann, profesor i imunologjisë dhe themelues i Institutit për inovacionine ndërdisiplinore në shëndetësi në Universitetin Libre de Bruxelle në Belgjikë .

Vaksinat me vektor virusal prej vitesh janë testuar për sëmundje të tjera, përfshirë HIV-in.

Vaksinat Johnson & Johnson dhe AstraZeneka janë vaksina kundër vektorëve viralë, një lloj vaksine e përdorur gjatë epidemive të Ebolës, si dhe në studimet e sëmundjeve, duke përfshirë gripin, Zika-n dhe HIV-in, konfirmoi vërtetimi i fakteve i bërë nga Reuters.

Por pavarësisht miratimit, është praktikë standarde që mbikëqyrja e sigurisë të vazhdojë. Prandaj, mblidhen të dhëna shtesë për kohëzgjatjen e mbrojtjes kundër Kovid-19 dhe efikasitetin ndaj infeksionit asimptomatik me SARS-CoV-2.

Mënyra se si testohen, licencohen dhe monitorohen vaksinat sa i përket sigurisë është sqaruar nga Projekti për rëndësinë e vaksinave i realizuar nga Univerziteti i Oksfordit.

Sipas kësaj, as vaksinat që përdoren në Maqedoninë e veriut nuk janë eksperimentale, siç pretendon folësi në videon nga protesta në Manastir, e as ne nuk jemi minj eksperimenti. Siç e kemi thënë shumë herë më parë, vaksinimi kundër Kovid-19 nuk është i detyrueshëm, por bëhet mbi bazë vullnetare. Është vërtetuar shkencërisht se vaksina shpëton jetë dhe aktualisht është mjeti i vetëm efikas në luftë kundër koronavirusit.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button