Qeveria e RMV-së mediave të shtypura këtë vit do t’iu ndajë subvencione prej 30 milionë denarësh

Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar Vendimin për miratimin e mjeteve nga Buxheti për vitin 2021 për realizimin e Programit për mbështetje për mediat e shtypura, transmeton Portalb.mk.

“Sipas vendimit, 30 milionë denarë do t’iu shpërndahen 11 mediave të cilat i kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike për mbështetje për shtyp dhe distribuim”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Programi për mbështetjen e mediave të shtypura ka për qëllim mbrojtjen e pluralizmit në fushën e mediave dhe zbatohet për të katërtin vit radhazi. Qëllimi është të realizohen aktivitete për mbështetje të mediave të shtypura të karakterit të përgjithshëm dhe informativ.

Përndryshe, nga buxheti i shtetit me subvencionet për mediat e shtypura në vend paguhen mjete për shpenzimet e bëra për shtypje dhe shpërndarje. Kriteri për ndarjen e mjeteve është që mediat e shtypura të jetë me karakter të përgjithshëm informativ, të cilat publikojnë përmbajtje që synojnë informimin e vazhdueshëm të publikut për çështje aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button