Këshilla grimi për zyrë

Kjo mund të jetë një nga ato këshillat më të dukshme dhe më të përdorura sa i përket grimit për punë.

1. Natyral
Ju duhet të mundoheni që të keni një sasi minimale të grimit për një pamje sa më natyrale. Ndonjëherë një grim i tepruar mund të ndryshojë edhe përshtypjen e kolegëve dhe t’ju bëjë të mos ndiheni rehat.

2. Lëkura
Kujdesuni që lëkurën ta keni në gjendje të përsosur. Ju duhet të mundoheni që të pastroni atë mundësisht çdo mbrëmje dhe të kujdeseni të përdorni një krem të duhur, për tipin tuaj të lëkurës, në mënyrë që të keni një pamje të bukur të saj.

3. Sytë
Nëse dëshironi të theksoni sytë, për zyrë preferohet që të përdorni një hije me një ngjyrë të lehtë, si është ngjyra rozë e hapur apo ngjyra e gjelbër e hapur, mund të përdorni edhe ngjyrën kafe, por vetëm në sasi të vogël. Duhet dalluar grimi i ditës me atë të natës. Qerpikët mund t’i rregullon i me vetëm pak maskarë.

4. Buzët
Kjo varet nëse dëshironi të theksoni sytë apo buzët. Nëse për sy keni vendosur një grim pak më të rëndë, atëherë buzët preferohet të jenë me një ngjyrë shumë natyrale, apo thjesht me shkëlqim. Nëse dëshironi të theksoni buzët, mbani grimin e syve thjesht me maskarë për qerpikët, kurse buzët mund t’i lyeni me të kuqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button