Nuk është e vërtetë që vdekshmëria te pilotët është rritur për 1700 përqind për shkak të vaksinimit

Në postim manipulohet me shifrat, pra ato paraqiten në kontekst të gabuar dhe në mënyrë të gabuar pretendohet se shkaku i vdekjes së pilotëve është vaksinimi. Në kumtesën e revistës Air Line Pilot thuhet se numri i të vdekurve që kanë vdekur në vitin 2019 dhe vitin 2020, nuk ka qenë i plotë për ato vite, por se revista tani kishte marrë informacion për vdekjet e tyre dhe prandaj i kishte publikuar tani. Nga revista gjithashtu thonë se në vitin 2019 dhe vitin 2020 kanë ndërruar jetë më shumë pilotë se në vitin 2021, shkruan Vërtetmatësi.

Postim në Facebook manipulon se këtë vit pilotët po vdesin masivisht sepse janë vaksinuar. Pretendimi bazohet në të dhëna që nuk janë paraqitur në kontekstin e duhur, gjë që e bën të pasaktë dhe sensacional të gjithë postimin. Ky është edhe një më shumë në vazhdën e postimeve, qëllimi i vetëm i të cilëve është të ngjallin dyshime mbi procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Pilotët po vdesin masovikisht pas vaksinimit 

 Foto nga një faqe e revistës Air Line Pilot за 11/10.2021; Publikim amerikan (ALPA).

Numri i rasteve të vdekjes të pilotëve është rritur për 1700% në nëntë muajt e para të vitit 2021.

Pilotët u detyruan të vaksinohen me vaksina kundër Kovid-19 me kërcënimin se mund të humbnin vendin e punës.

Pilotë të vdekur:

2019: 1

2020: 6

2021: 109 (përfundon në shtator)

Ndani!!!

Në postim thuhet se në vitin 2021 numri i vdekjeve të pilotëve është rritur për 1700 përqind krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2020. Këto të dhëna bazohen në një publikim në revistën “Air Line Pilot” e cila është një revistë e specializuar amerikane e shoqatës së pilotëve dhe lista e pilotëve të vdekur, e cila është publikuar në revistë, në postimin në Facebook është paraqitur si foto.

Të dhënat e paraqitura në foto janë të besueshme. Pikërisht kështu duket revista dhe lista e të vdekurve. Ajo që nuk është e vërtetë në postim janë dy gjëra – e para, është bërë një manipulim me shifrat, pra janë paraqitur në kontekst të gabuar dhe e dyta, në mënyrë të gabuar pretendohet se shkaku i vdekjes është vaksinimi.

Në lidhje me këtë rast revista u prononcua në profilin zyrtar në Twitter. Në deklaratë thuhet se numri i të vdekurve që kanë vdekur në vitin 2019 dhe vitin 2020, nuk ka qenë i plotë për ato vite, por se revista tani kishte marrë informacion për vdekjet e tyre dhe prandaj i kishte publikuar tani. Nga revista gjithashtu thonë se në vitin 2019 dhe vitin 2020 kanë ndërruar jetë më shumë pilotë se në vitin 2021.

Në çdo numër të „Air Line Pilot“, ne i nderojmë pilotët e ALPA – aktivë dhe pensionistë që kanë vdekur. Bazuar në informacionin e verifikuar të dhënë nga familjet e tyre, ne raportuam humbjen e më shumë pilotëve në vitin 2019 dhe vitin 2020 sesa në vitin 2021. Humbjet e pilotëve i publikojmë në revistën tonë sapo marrim informacion nga familjet. Informacioni i publikuar në një revistë nuk jep një pasqyrë të plotë të humbjeve totale në secilin prej këtyre viteve. Përshëndesim secilin anëtar për shërbimin e tyre dhe respektojmë kujtimet e tyre, thonë nga revista.

Një tjetër e pavërtetë në postim është se pilotët kanë vdekur pasi janë vaksinuar. Për asnjë nga këto vdekje nuk është përmendur ndonjë shkak i vdekjes, ndaj është shumë e gabuar të pretendohet se shkaku është vaksina pa pasur asnjë dëshmi që do të tregonte se një gjë e tillë është e vërtetë.

As në revistë apo në ndonjë vend tjetër nuk përmendet si shkak i vdekjes koronavirusi apo procesi i vaksinimit që është e vetmja zgjidhje e njohur për këtë pandemi, e cila ka mbërthyer botën për gati dy vjet.

Këto postime të sajuara, të cilat janë pjesë e një fushate më të gjerë kundër vaksinave, synojnë të bindin publikun se vaksinat janë të dëmshme dhe duke përdorur informacione të pasakta të shkaktojnë frikë dhe mosbesim ndaj vaksinave.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button