ShBA: Korea Veriore afër “vijës së kuqe”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se është pranë “vijës së rrezikut” dhe se Washingtoni është i gatshëm për t’u marr me çfarëdo provokimi.

Njoftimi paraprak nga sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel erdhi pasi Shtetet e Bashkuara, Korea e Jugut dhe Japonia u vunë në gjendje më të lartë gatishmërie bazuar në indikacionet se Korea Veriore po përgatitet për lansimin e një rakete me rreze të mesme.

Sipas medieve Korea Veriore veç ka nxjerr pesë raketahedhës mobilë në pjesën lindore dhe veri-lindore të bregdetit.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Hagel tha se shtetasit amerikan nuk kanë nevojë për frikë për një sulm eventual në territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi sipas tij, shteti disponon me kapacitete të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga çfarëdo sulmi që mund të vije nga Korea Veriore./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button