Të paktën gjashtë të vdekur nga të shtënat në Kolorado

Policia amerikane është duke hetuar për disa të shtëna me armë zjarri në Kolorado më 28 dhjetor, që kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë sulmuesin e dyshuar.

Sipas autoriteteve, të shtënat kanë nisur në Denver, ku i dyshuari ka vrarë dy gra dhe ka plagosur një burrë në një sallon tatuazhesh, transmeton REL.

Ndërkohë, i dyshuari ka vrarë edhe një burrë në një tjetër vend në qendër të Denverit.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në një rrugë me shumë qarkullim afër spitalit në Denver, por nuk është raportuar për të plagosur, ka thënë policia.

Disa minuta më vonë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ka tentuar ta ndalë.

Një shkëmbim plumbash e ka dëmtuar makinën e policisë dhe i dyshuari ka arritur të ikë.

I dyshuari ka vrarë edhe një tjetër viktimë.

Ai më vonë ka ikur në këmbë dhe ka vrarë edhe një person në hotel.

I dyshuari ka vdekur pas përballjes së dytë me policinë dhe një zyrtar është plagosur.

Ende nuk është bërë e ditur nëse zyrtarët policorë e kanë qëlluar atë.

Policia e ka identifikuar atë si Lynson McLeod, 47-vjeçar, i cili ka qenë emër i njohur për policinë në dy hetime tjera.

Policia ka thënë se beson që McLeod ka shënjestruar shumicën e personave që ka vrarë, ndonëse ende nuk dihet motivi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button