Abramovich kërkon zëvëndësuesin e Benitez

Kryetari i Chelseat, Bruce Buck, ka thënë se miliarderi rus dhe presidenti i klubit londinez, Roman Abramovich, ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e Rafael Benitezit.

Spanjolli është punësuar si menaxher i përkohshëm në Stamford Bridge, ndërsa është Bruce Buck ai që ka zbuluar në mënyrë sensacionale se tashmë rusi po mendon për zëvëndësuesin e Benitez.

“Ne nuk kemi filluar ende procesin e zëvëndësimit të stafit, por kemi ide të cilat po i mendon Abramovich, edhe pse për momentin po përqëndrohemi në fundin e sezonit”.

“Ne po synojmë që të arrijmë në top tre apo top katërshe, kështu që të jemi në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, garë që është vitale për ne”, ka potencuar Abramovich.

Lajme të ngjashme

Back to top button