fbpx

Presidenti Pendarovski e ndau çmimin “Të rinjtë e suksesshëm”.

Presidenti Stevo Pendarovski sot e ndau çmimin “Të rinjtë e suksesshëm”, në kuadër të projektit të iniciuar për nxitje të punës shkencore, kërkimore dhe krijuese të të rinjve në vend, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Qëllimi i projektit është krijimi i politikave, të cilat do të ndihmojnë në reduktimin e largimit të të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijimin e perspektivave për kuadrot e rinj dhe të suksesshëm. Komisioni, i cili përbëhet nga profesorë të njohur vendas dhe të huaj dhe ekspertë të fushave të tyre, vendosi që këtë vit çmimin ta marrin gjashtë pjesëmarrës.

Në kategorinë e shkencëtarit të ri më të mirë në shkencat natyrore-matematikore dhe teknike, fitues është Petre Lameski. Për afirmimin e përfshirjes së të rinjve me pengesa, komisioni vendosi mirënjohjen t’ua ndaj dy kandidatëve Andon Damovski dhe Marija Saveska. Në kategorinë e artistëve të ri më të mirë, fitues janë Sasho Dimoski dhe Biljana Kamçeva. Fitues i mirënjohjes Talenti i Ri, e cila iu ndahet nxënësve dhe nxënëseve të shkollave të mesme është Matej Milosievski.

Presidenti Pendarovski ua uroi suksesin e fituesve të mirënjohjes së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë të cilët aplikuan në thirrjen publike, duke u uruar shëndet, lumturi dhe suksese të mëtutjeshme profesionale.

“Punimet të cilat arritën tek ne dhe cilësia e tyre konfirmojnë se të rinjtë në vendin tonë posedojnë vërtetë talente të jashtëzakonshme. Besoj se për fituesit, mirënjohja do të paraqet një lloj valorizimi i veçantë i punës tyre dhe nxitje për të vazhduar të punojnë me zell dhe të zhvillohen në fushat e tyre”, porositi Presidenti Pendarovski.

Mirënjohja “Të rinjtë e suksesshëm” ndahet për të dytën herë për rezultatet e arritura në vitin kalendarik në fushën shkencave sociale, natyrore, matematikore dhe teknike, shkencat humane dhe mjekësore, të rinjtë që kanë arritje të rëndësishme në praktikat artistike dhe kulturore, si dhe në kategoritë e novatorëve të rinj, personave me pengesa që janë talentë dhe të rinj të suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button