Koalicioni VMRO-BDI, do të lëkundet ose jo ?!

Qëndrimet e kundërta, akuzat dhe kundër akuzat që u thanë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale nga partnerët qeveritar VMRO dhe BDI, veçanërisht në qytetet e Strugës dhe Kërçovës krijuan përshtypjen se tashmë partneriteti mes dy partive qeveritare po lëkundet dhe u vu në dyshim jetëgjatësia e tij në këto kushte.

Megjithatë siç duket fushata elektorale është konsideruar si një garë në vete nga këto dy parti, andaj edhe siç mësojmë nga burime brenda BDI-së thonë se pas fitores së thellë të dyja palët shprehen të kënaqura dhe nuk e kanë në plan tani për tani të kenë ndonjë marrëveshje të re për koalicioin në nivelin qendror.

Analisti Alajdin Demiri vlerëson se edhe përpos luhatjes së koalicionit në raundin e pare, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale përsëri i relaksoi mardhënjet mes partive qeveritare, ku ato mbështetën njëra tjetrën atje ku kishte nevojë. 

“Raportet BDI-VMRO gjatë fushatës u egërsuan dhe i dhanë një dimension etnik zgjedhjeve lokale me tendenca të fitores së Struges dhe Kërçovës dhe kjo do te ishte ajo që duhej te prishte raportete e koalicionit qendror ne qeveri, mirpo raundi i dytë i zgjedhjeve këto raporte i relaksoi ku VMRO-ja shumë fuqishëm i votoi kandidatët e BDI-së që d.m.th se këto dy parti janë tashmë janë specializuar për krijimin e krizave ndëretnike atëherë kur ju nevojiten dhe zbutjes se këtyre krizave atëher kur kanë nevojë. Fitohet përshtypja se ky koalicion do të forcohet dhe nuk do te ketë shqetësime mes tyre edhe për arsye se opozita është në fazë të shpërbërjes d.m.th shumë e dobët, këtë situatë do ta shfrytëzojnë VMRO-ja dhe BDI-ja për relaksim të qeverisjes se ardhshme” tha analisti Alajdin Demiri. 

Analisti Petar Arsovski, vlerëson se koalicioni VMRO-BDI mund ta cenojë vetëm stërzgjatja e çështjes së emrit, ndërsa aspak grindjet e vogla në fushatat lokale.

“Koalicionet e zgjedhjeve lokale janë pragmatike, ato nuk mendoj se do ta cenojnë koalicionin e VMRO-se dhe BDI-së në nivelin qendror. Struga dhe Kërçova nuk do ti prishin mardhëniet e mira të VMRO-së dhe BDI-së. Mendoj se e vetmja arsye që mund të lëkundet koalicioni i këtyre partnerëve është mos zgjedhja për një kohë të gjatë e problemit me emrin”  përfundoi analisti Petar Arsovski

Lajme të ngjashme

Back to top button