Denari është stabil, vlerësoi guvernatorja e Maqedonisë së Veriut duke kërkuar të ndalen spekulimet

Guvernatorja e Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska vlerësoi që kursi i denarit është stabile për momentin dhe për të ardhmen, transmeton Portalb.mk.

“Kursi i këmbimit ka qenë i qëndrueshëm prej vitesh dhe do të jetë i qëndrueshëm edhe në të ardhmen. Garancia për këtë është niveli i lartë i rezervave valutore, por edhe shumë instrumente të tjera në dispozicion të bankës qendrore që nuk do të hezitojë t’i përdorë në mbrojtje të kursit të këmbimit”, parashikoi guvernatorja.

Ajo theksoi që ky vlerësim është edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me stabilitetin e denarit, duke theksuar që rezervat valutore janë në nivelin më të lartë deri më tani, duke arritur 3.5 miliardë euro.

“Një nga sfidat me të cilat ballafaqohet banka qendrore janë spekulimet, të cilat fatkeqësisht janë paraqitur në disa raste”, deklaroi guvernatorja, duke theksuar që përhapja e spekulimeve nuk është në interes të askujt, përkundrazi është në dëm të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button