fbpx

Përkundër situatës të rënduar shëndetësore, një pjesë e kumanovarëve vendosin të mos vaksinohen, këto janë statistikat

Përqindja e të vaksinuarve në komunën e Kumanovës nuk është as afër arritjes së imunitetit kolektiv në këtë qytet, deri tani sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (IShP) në këtë qytet janë vaksinuar vetëm 31% e popullatës. Sipas mjekut Pajtim Asani, arsyeja kryesore për numrin e vogël të të vaksinuarve në këtë qytet janë teoritë konspirative dhe dezinfoormatat në lidhje me efektet anësore të vaksinave, Asani tha se në vend mungon përgjegjësia kolektive, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse Kumanova aktualisht është një ndër qytetet me situatën më të rënduar nga virusi korona, me mbi 140 raste pozitive aktualisht, numri i të vaksinuarve ende nuk është i kënaqshëm.

Sipas të dhënaveInstitutit për Shëndet Publik (IShP), deri tani në këtë qytet janë vaksinuar vetëm 31% e popullatës, përqindje kjo që është larg arritjes së imunitetit kolektiv.

Nga fillimi i pandemisë deri sot, në Kumanovë nga virusi korona kanë humbur jetën gjithsej 541 persona ndërkaq kanë kaluar virusin një numër i madh i banorëve, edhe atë 13,059 prej të cilëve 12,377 janë regjistruar si të shëruar.

Theksojmë se statistikat e lartëpërmendura janë marrë nga analiza e Institutit për Shëndet Publik për periudhn 13-19.12.2021, për ta lexuar këtë analizë të plotë, klikoni KËTU.

Pse një pjesë e kumanovarëve nuk i “binden” vaksinimit kundër Kovid-19?

Mjeku Pajtim Asani për Portalb.mk potencoi se arsyet kryesore se pse një pjesë e madhe e njerëzve në Kumanovë kanë vendosur të mos vaksinohen janë teoritë e ndryshme konspirative si dhe dezinformatat rreth efekteve anësore të vaksinave.

“Arsyet për numrin e vogël të vaksinimit ne qytetin e Kumanovës me rrethinë janë rezultat i teorive të ndryshme konspirative dhe dezinformatave rreth efekteve anësore se gjoja vaksinimi mund rëndë të dëmtojë shëndetin. Efektet anësore të vaksinave tanimë dihen i kemi cekur edhe më heret dhe janë të qasshme ne burime të ndryshme referente si OBSH etj. Efektet anësore padyshim se janë mirëpo nuk duhet ekzagjeruar si të tilla” tha Pajtim Asani, mjek.

Pajtim Asani, mjek.
Pajtim Asani, mjek.

Asani shtoi se të rinjtë e shëndoshë, pa sëmundje shoqëruese nuk duhet të mbajnë vetëm përgjegjësi individuale por edhe kolektive, sepse siç thotë ai, këta persona janë bartësit më të mëdhenj të virusit korona dhe rrezikojnë personat të cilët janë në moshe apo kanë sëmundje shoqëruese.

“Si ke ne dhe në shoqëritë tjera anë e mbanë globit ka një gjë që quhet përgjegjësi kolektive. Gjithë ata të rinjë të cilat nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje dhe ndoshta nga prognozat e ditura deri më tani nuk do vuanin nga komplikimit e SARS CoV 2 duhet të mbajmë jo vetëm përgjegjësi individuale po edhe kolektive pasiqë ne si të tillë me së shumti jemi bartës të virusit dhe mundësojm shpërndarjen e tij dhe kështu pandemia zgjatet dhe ndërkohë i mundëson virusit të mutojë dhe të shkaktojë reinfekcione nga e cila më së shumti vuajnë personat e shtyrë ne moshë dhe ata të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike” shtoi Asani, mjek.

Cilat janë sipas mjekut Pajtim Asani, 5 arsyet të cilat do të kompromentonin imunitetin kolektiv?

  1. Vaksinat që aktualisht kemi ne dizspozicion nuk arrijnë të parandalojnë infeksionin nga SARS CoV 2 virusi. Edhe personat e vakcinuar mund të sëmuren nga Kovid-19, njëashtu mund ta mbartin virusin në shoqëri. Suksesi i vaksinave është limituar deri në parandalimin e sëmundjeve të rënda nga COVID 19 dhe vdekshmërisë.
  2. Për ta eradikuar një pandemi nga një shoqëri duhet vaksinim i shpejtë i masave të gjëra popullore që të arrihet mbrojtje koletive nga virusi. Kjo gjë nuk mund arrihet shkaku i gjeopolitikave, shumë vende nuk kanë mundësi të kenë numër të mjaftushëm të vaksinave, nga ana tjetër ndodh në shumë vende edhe pse ka vakcina në dispozicion në sasi të mjaftueshme, populli heziton për ti marrë ato.
  3. Mutacioni dhe paraqitja e varianteve të reja bën që një lloj i ri SARS CoV virusit ti shpëtoj radarit të imunitetit që krijon vaksinimi ose sëmundja vet nga llojet e mëparshme. Mutantët e ri të SARS CoV 2 mund të jenë rezistentë ndaj vakcinave dhe të shkaktojnë infekcione dhe reinfekcione.
  4. Imuninteti i arrituar nga vaksinimi apo sëmundja vet nuk zgjatë përjetë, sa i pëket zgjatjes së imunitetit ka studime të ndryshme mirëpo shumica prej tyre pajtohen se imuniteti së paku zgjatë 3 muaj e mesatarisht 6 muaj. Një studim i ri argumenton se imuniteti nga sëmundja vet është më efikas nga ai i fituar prej vakcinave dhe zgjatë diku 13 muaj.
  5. Vaksinimi ndryshon mënyrën e sjelljes tek personat e vakcinuar. Zakonisht pas vakcinimit shumë prej tyre të etur për socializim fillojnë në garancë të vaksinimit të socializohen më lirshëm, kështu rrisin interakcionet pas vaksinimit.

Si përfundim sipas mjekut Asani ekzistojnë  mendime se SARS CoV 2 virusi mund të arrijë të edhe veti të një virusi endemik apo sezonal si virusi i gripit. Nga kjo këshillat e mia dhe çdo mjeku të mirëfilltë është që populli të vaksinohet masovikish të vazhdojnë me kokëfortësi ti rrespektojne masat për parandalim të infeksioneve që i kemi përmendur tash më, sa e sa herë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button