Global Voices: Censorët rusë e bllokuan Ueb-faqen për ndihmë juridike OVD-Info

OVD-Info, një organizatë ruse për ndihmë juridike dhe të drejtat e njeriut, më 25 dhjetor publiko se ueb-faqja e saj është bllokuar nga Roskomnadzor, rregullatori rus i internetit dhe medias, shkruan Global Voices, transmeton Portalb.mk

Megjithëse regjistri shtetëror njoftoi se ueb-faqja është bllokuar për shkak të vendimit të Gjykatës së Qarkut të Moskës nga 20 dhjetori, nuk u dha asnjë informacion për arsyet e bllokimit. Një ditë më vonë, Roskomnadzor ka kontaktuar edhe me disa platforma të mediave sociale me kërkesë për të bllokuar llogaritë OVD-Info. Motori më i përdorur rus i kërkimit Yandex gjithashtu e hoqi ueb-faqen e OVD-Info nga rezultatet e kërkimit pas bllokimit, ka raportuar ueb-faqja e pavarur e lajmeve Mediazona.

Përfaqësuesit e Roskomnadzor, për agjencinë shtetërore Interfax, kanë deklaruar se bllokimi i ueb-faqeve të OVD-Info ishte i domosdoshëm për shkak se gjoja kanë përmbajtur informacione “të ndaluar” që janë klasifikuar si “propagandë ekstremiste dhe terroriste”, megjithëse rregullatori nuk e ka saktësua se cila përmbajtje e ka shkel ligjin rus.

Bashkëthemeluesi i OVD-Info, Grigorij Ohotin në një deklaratë theksoi se vendimi i gjykatës nuk do të thotë se vetë organizata njihej si “ekstremiste”, pasi ajo nuk ishte akuzuar në çështjen gjyqësore (madje as nuk kanë qenë të ftuar në gjykatë).

OVD-Info është projekt i pavarur mediatik që synon mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe të njeriut dhe të fokusohet në persekutimet politike në Rusi. Misioni i tij është “të ndihmojë ata që janë të persekutuar për shkak të realizimit të drejtës së tyre për lirinë e tubimit dhe të drejtave të tjera themelore politike”. Stafi i organizatës iu ndihmon të arrestuarve gjatë protestave dhe mbledh informacione të detajuara për çështje administrative dhe penale që dalin nga aktivitetet politike dhe protestuese.

Ministria Ruse e Drejtësisë në shtator 2021 e ka shënuar OVD-Info si “agjent i huaj”, duke e justifikuar vendimin me vërejtjen se OVD-Info financohet pjesërisht përmes Qendrës Përkujtimore (Memoriale) të të Drejtave të Njeriut (e cila gjithashtu është shënuar si agjent i huaj dhe përballet me mbyllje në Rusi). Prokurorët të cilët atëherë u ankuan në Ministrinë e Drejtësisë, pohonin edhe se OVD-Info kishte publikuar “udhëzime për të shmangur sanksionet për shkelje ligjore që lidhen me ekstremizmin”.

Ohotin nga OVD-Info tha se aktivitetet e shtetit nuk janë për t’u befasuar:

Ne e shohim këtë si vazhdimësi të sulmit shtetëror ndaj shoqërisë civile. Nuk është çudi që sulmi tani është i fokusuar në OVD-Info, pasi sot projekti ynë është ndoshta projekti më i madh për të drejtat e njeriut në Rusi. Nuk mund të themi se ky sulm ishte i papritur, sepse e kuptuam që pas sulmit ndaj Qendrës Përkujtimore për të Drejtat e Njeriut dhe akuzave të ngjashme, ne do të jemi në radhë. […]

Gjithashtu, OVD-Info është forca kryesore që e drejton fushatën për shfuqizimin e legjislacionit për “agjentët e huaj”; pasi e publikuam peticionin përkatës, u shtuam në listën e “agjentëve të huaj”; pasi e dorëzuam projektligjin [për shfuqizimin e ligjit] deri te Duma e Shtetit (Parlamenti v.j.), faqja jonë u bllokua. Kjo është mënyra e konsultimit të autoriteteve me komunitetin profesional.

Në një brifing me gazetarët, i pyetur nga gazetari i radiostacionit “Jehona e Moskës” në lidhje me rastet kundër “Memorial” dhe “OVD-Info”, sekretari i shtypit i Presidentit Putin, Dmitri Peskov, tha se ai nuk e sheh këtë “si tendencë”:

Këto janë raste të që ndodhin vetëm një herë, disa janë më të zhurmshme nga pikëpamja publike, disa janë më pak të spikatura, por nuk mendojmë se ky është një drejtim masiv i përgjithshëm. Nuk shohim ndonjë tendencë këtu.

Okhotin dhe OVD-Info premtuan se ata do të vazhdojnë punën e tyre në Rusi dhe se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të dëshmuar që “të gjitha informacionet tona janë të besueshme dhe nuk shkelin asnjë ligj”.

Edhe nëse të gjitha faqet tona në rrjetet sociale bllokohen, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë ndihmë ligjore personave të persekutuar për arsye politike dhe do të gjejmë mënyrë për të ndarë informacionin e nevojshëm dhe të rëndësishëm me ju.

Ky tekst i Tanya Lokot është botuar fillimisht në Global Voices në anglisht më 27 dhjetor sipas kushteve të licencës Creative Commons shënoje burimin (CC BY 3.0). Meta.mk e riboton të plotë në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button