VIDEO Bayern dhe Barca kalojnë në gjysmëfinale

Barcelona ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të dytin vit rresht, por më vështirë seç ishte paramenduar.

Barça ka luajtur 1:1 në Camp Nou kundër PSG, mirëpo barazimi prej 2:2 në Paris i ka mundësua skuadrës së Tito Villanovës kalimin tutje.

Të parët në eperësi kanë kaluar mysafirët me Pastoren, i cili në minutën e 50 pranon një top nga Ibrahimoviq dhe me lehtësi mposht Valdesin.

10 minuta më pas, Villanova inkuadron në lojë Lionel Messin, i cili ndryshon komplet lojën e vendasve. Kjo u shpagua në minutën e 71, kur Pedro arriti të barazoj rezultatin në 1:1, që njëherit i siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Torino, Bayern Munich ka arritur të fitoj 2:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 është kualifikuar në gjysmëfinale.

Golin e parë shënoi sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq në minutën e 64-të, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Pizzaro nw minutën e fundit të ndeshjes.

Shorti për çiftet gjysmëfinale do të hidhet të premten në Nyon të Zvicrës.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar: Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid dhe Borussia Dortmund. 

Lajme të ngjashme

Back to top button