Ministria dhe Sindikata e Mbrojtjes po negociojnë për problemin me mos(pagesën) e shtesave në rrogë

Ministria e Mbrojtjes dhe Sindikata e Pavarur kanë realizuar mbledhje të përbashkët për të gjetur zgjidhje për pagesat e shtesave të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, për shkak të cilave në periudhën e kaluar qindra të punësuarit e kanë paditur shtetin, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk, kanë arritur dakordim me Sindikatën për tejkalimin e problemit, megjithatë detaje do të japin pasi që të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare.

“Udhëheqësia e Ministrisë së Mbrojtjes ka mbajtur mbledhje me sindikatën reprezentative “Sindikata e Pavarur të Mbrojtjes” në drejtim të gjetjes së zgjidhjes rreth pagesës së shtesave. Po shqyrtohen më shumë opsione me të cilët problemi do të tejkalohet dhe për të cilat Sindikata e Pavarur ka shprehur pajtueshmëri. Duke e pasur parasysh se nevojitet të precizohen zgjidhjet e dakorduara, dhe interesin tuaj për temën, do të informoheni në detaje sapo të arrihet marrëveshje përfundimtare për zgjidhjet”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Tentuam disa herë të kontaktojmë me kryetarin e Sindikatë së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov por i njëjti nuk iu përgjigj thirrjeve tona telefonike dhe sms porosisë.

Paraprakisht, Portalb.mk njoftoi se qindra të punësuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve dhe ushtarë profesionistë, po e padisin shtetin pasi që pretendojnë se nuk u paguhen shtesat për punë gjatë natës. Ata këtë e bëjnë duke u thirrur në Ligjin për Marrëdhënie Pune. Ministria e Mbrojtjes (MM) pretendon se shtesat për punë gjatë natës u paguhen në bazë të Ligjit për MbrojtjeShërbim në Armatën e RMV-së dhe Marrëveshjen Kolektive për të Punësuarit në Mbrojtje. Sindikatat nuk pajtohen me Ministrinë dhe u japin të drejtë ushtarëve. Sipas të dhënave të ministrisë, shteti i ka humbur 400 prej 2.000 lëndëve dhe u ka paguar të punësuarve rreth 125.000 euro.

Lajmin e plotë mund ta lexoni: Qindra ushtarë në RMV e padisin shtetin pasi pretendojnë se nuk u paguhet puna gjatë natës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button