Rashkovski ka futur në Qeveri të drejtë ndërtimi të paligjshëm, kompania e ka shpërblyer me automjet prej 50 mijë euro për bashkëshorten

Bashkëshortja e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski në shkurt ka marrë shpërblim automobil Dodge Viper SRT të vitit 2005, vlera tregtare e të cilit është më së paku 50 mijë euro, ndërsa në listën anketuese të Rashkovskit është i paraqitur se vlen 5 mijë euro, ka zbuluar Komisionit për Antikorrupsion. Automobili paraprakisht ka qenë në pronësi të një personi, i cili pretendohet se e ka blerë nga një kompani e Gostivarit në nëntor të vitit të kaluar për 5 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Sipas lëndës së Komisionit për Antikorrupsion, kompania e njëjtë nga Gostivari në dhjetor të vitit të kaluar ka kërkuar nga sekretari gjeneral i Qeverisë në dhjetor të vitit 2018, derisa sekretari gjeneral ishte Rashkovski, që për pronë me hapësirë afariste në Gostivar në pronësi të shtetit t’i bartet e drejta për ndërtim dhe rregullim.

Sekretari gjeneral menjëherë e ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, prej ku ka marrë përgjigje se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për bartjen e të drejtës për ndërtim të përcaktuara në  Ligjin për ndërtim.

Por, edhe përkrah mendimit negativ nga ministria, sekretari gjeneral në seancë qeveritare ka dorëzuar informatë me para marrëveshje për bartjen e të drejtës për ndërtim të kompanisë së Gostivarit. Informata nuk ka kaluar në Qeveri.

Nga Komisioni për Antikorrupsion thanë se prej këtu dalin dyshime për veprim të paligjshëm të Dragi Rashkovskit, sekretari gjeneral në Qeveri, ndërsa me qëllim të marrjes së shpërblimit për të njëjtën, në rastin konkret automjetin i dorëzojnë iniciativë Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për përcaktim të përgjegjësisë për Dragi Rashkovskin.

Rashkovski së shpejti e pret gjykimin për akuzën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, e cila pas hetimit gjashtëmujor e akuzoi ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski për keqpërdorim të parave nga Buxheti për blerjen e softuerëve që ai i ka përfshirë, ndërsa nuk janë përdorur askund.

Në hetimin që është ndarë në dy pjesë, të akuzuar janë gjashtë persona, me Rashkovskin gjithsej shtatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button