RMV, vitin e ardhshëm do të verifikohet pasuria e 10 gjyqtarëve dhe 10 prokurorëve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), në përputhje me planin për verifikimin e pasurisë në vitin 2022, do të kontrollojë të dhënat nga deklaratat për pronë të 10 gjyqtarëve dhe 10 prokurorëve, 10 drejtorëve të institucioneve publike shëndetësore, katër drejtuesve në inspektoriatet shtetërore të transportit, për ndërtim dhe urbanizëm, për mjedisin jetësor dhe për bujqësinë, transmeton Portalb.mk.

Për herë të parë do të verifikohen deklaratat e 10 kryetarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe 10 drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

Pjesë përbërëse e planit, informoi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska, është plani aksional për verifikimin e gjendjes aktuale dhe konflikteve të interesave në fushën e drejtësisë, të vetëqeverisjes lokale dhe ekzekutivit.

Sipas Ivanovskës, këto fusha vitet e fundit janë vlerësuar si të rrezikshme në raport me perceptimin e qytetarëve në anketa të ndryshme apo përvojat e tyre për praktikat korruptive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button