Ministri dhe ish ministrat e Financave do të japin këshilla ekonomike në RMV

Ministri i Financave Fatmir Besimi, sot në Shkup në takimin tashmë tradicional të fundvitit me ish-ministrat e financave, së bashku kanë publikuar iniciativën për themelimin e një Këshilli si organ i ekspertëve që do të jetë pjesë e Forumit Ekonomiko-Financiar të Shkupit SEFF, i cili do të kontribuojë në ndërtimin e politikave ekonomike të besueshme, kumtojnë nga Ministria e Financave, raporton Portalb.mk.

“Nisma ka dalë nga takimi i ministrit Besimi me ish-ministrat e financave që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Në takim morën pjesë Xhevdet Hajredini, Taki Fiti, Nikola Popovski, Zoran Stavreski, Trajko Sllaveski dhe Kiril Minoski, ndërsa të tjerët që e kryen këtë funksion për arsye objektive nuk morën pjesë në takim, por synimi i kësaj nisme është që ata të jenë pjesë e Këshillit”, informojnë nga Ministria e Financave.

Sipas kumtesës, Këshilli i ish-ministrave të financave, do të jetë organ që do të funksionojë si pjesë e Forumit Ekonomiko-Financiar të Shkupit – SEFF dhe do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit për çështje dhe tema të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Roli i Këshillit është të sigurojë një bazë solide për Forumin në ndërtimin e politikave ekonomike të besueshme përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. Ai do të jetë kryesisht një organ në nivel ekspertësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button