Kumanovë, janë kapur 53 migrantë – është arrestuar një person

Është privuar nga liria A.Q. (39) nga fshati Stojkovë i Gjevgjelisë pasi në automjetim të cilin e drejtonte u gjetën 53 emigrantë, njoftoia Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet më tej në kumtesën e MPB-së, në stacionin pagues “Romanovc”, mbrëmë në orën 22 nëpunës të policisë nga Departamenti për Punë Kufitare dhe Emigrime gjatë kontrollit të automjetit të mallrave “man” me gjysmërimorkio “shmitz”, të cilën e drejtonte në drejtim prej Kumanove drejtë Shkupit,  janë gjetur 53 persona – emigrantë, prej të cilëve 34 persona nga India dhe 19 persona nga Kuba.

“ Emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore “Tabanoc”, ndërsa shoferi A.Q. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Ndaj tij do të ngrihet akuzë përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button