NaToçak dhe Qyteti i gjelbër human propozime Arsovskës për buxhetin e qytetit për vitin 2022

Nisma NaToçak i dërgoi letër kryetares së Shkupit Danela Arsovska, këshilltarëve të qytetit dhe shërbimeve profesionale në qytetin e Shkupit, duke i kujtuar 11 propozime që ata mendojnë se duhet të përfshihen në buxhetin e qytetit për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

NaToçak nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022 kërkon 70 milionë denarë për rindërtimin e infrastrukturës për këmbësorë dhe biçikleta, ndërsa 30 për qind nga buxheti për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore të dedikohet për infrastrukturën e këmbësorëve dhe të biçikletave.

Njëkohësisht, janë kërkuar 3 milionë denarë për subvencione për servisim dhe pajisje rezervë për biçikleta, 4 milionë denarë për ndërrim të bekatonkave në të gjitha bulevardet në kryeqytet, 5 milionë denarë për vendosje të shtyllave në korsitë për biçikleta dhe 4,5 milionë denarë për ndërtim të 5 numëruesve për biçikleta në shtigjet kryesore të biçikletave në Shkup.

Në propozimet e saj drejtuar Qytetit të Shkupit, NaToçak kërkon vazhdimin e rrugës rekreative përgjatë lumit Vardar dhe integrimin e saj në rrjetin ekzistues të biçikletave. Për vitin e ardhshëm për këtë qëllim, ata kërkojnë 20 milionë denarë. Në vitin e parë do të zhvillohej një projekt me proces pjesëmarrës, ndërsa gjatë gjithë mandatit katërvjeçar do të punohej për ndërtimin e rampave hyrëse dhe lidhëse në rrjet, si dhe vazhdimi i rrugës drejt lindjes dhe perëndimit.

Në mesin e 11 propozimeve është edhe përgatitja e një Dokumenti strategjik për siguri në komunikacion – Vizioni zero – Vizioni Shkupi pa viktima, përgatitja e manualit të qytetit për aktivitete ndërtimore në hapësirat ​​publike, Studim për zgjidhje optimale për sistemin e marrjes me qira të biçikletave dhe Dita e rregullt pa vetura / Rrugë për njerëzit çdo muaj të vitit.

“Ky është viti i tretë me radhë që iniciativa qytetare dërgon propozime në planifikimin e Buxhetit të Qytetit, të cilat i referohen forcimit të të drejtave dhe sigurisë së këmbësorëve dhe çiklistëve, pas vitit 2020 dhe 2021, kur u propozua në mënyrë shtesë edhe konstruktimi finaciar. Deri më tani në Buxhetin e vitit 2021 është pranuar vetëm një propozim, i cili ka të bëjë me prokurimin dhe vendosjen e matësve të trafikut të biçikletave, por nuk është realizuar”, thonë nga NaToçak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button