1 janari ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, 1 janari 2022 është ditë jopune për të gjithë qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Vitin e Ri.

Në vitin e ardhshëm 2022 do të vijojnë ditë të reja jopune.

Në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut në 2022 ditë jo-pune janë:

Për të gjithë qytetarët

  • 1 janar (e shtunë), Viti i Ri,
  • 7 janar (E premte), Krishtlindja, dita e parë e Krishtlindjes sipas kalendarit ortodoks,
  • 1 maj (E diel), Dita e Punës, gjegjësisht 2 maj (e hënë), ditë jopune
  • 25 prill (E hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
  • 2 maj (E hënë), Ramazan Bajrami, dita e parë e Ramazan Bajramit,
  • 24 maj (E martë) “Shën Qirili dhe Metodi
  • 2 gusht (E martë), Dita e Republikës,
  • 8 shtator (E enjte), Dita e Pavarësisë,
  • 11 tetor (E martë), Dita e Kryengritjes Popullore,
  • 23 tetor (E diel), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, gjegjësisht 24 tetor (e hënë) ditë jopune
  • 8 dhjetor (E enjte), “Shën Klimenti i Ohrit”

Për qytetarët e fesë ortodokse

  • 6 janar (e enjte), festa e Buzmit, një ditë para Krishtlindjes,
  • 19 janar (e mërkurë), Epifania (Festa e ujit të bekuar),
  • 22 Prill (e Premte), E Premtja e madhe, e premte para Pashkëve,
  • 10 qershor (e premte), Dita e shpirtrave, e premte para ditës së shpirtrave,
  • 28 gusht (e diel), Festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike 

  • 18 Prill (e hënë), Festa e Pashkëve Katolike
  • 1 Nëntor (e martë), Festa e të gjithë Shenjtorëve
  • 25 dhjetor (e diel), dita e parë e Krishtlindjeve katolike.

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame 

  • 09 korrik (e shtunë), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit,

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

  • 22 Nëntor (e martë) – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në RMV

  • 27 Janar (e enjte) – Festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në RMV

  • 8 Prilli (e premte) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në RMV

  • 23 Maj (e hënë) – Dita Kombëtare e Vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në RMV

  • 5 nëntor (e mërkurë), Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në RMV

  • 28 Shtatori (e mërkurë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në RMV

  • 21 Dhjetori (e mërkurë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button