Procedura për nxjerrjen e pasaportave të Maqedonisë në Mynih është shkurtuar nga 6 muaj në 3 javë

Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi se janë shkurtuar procedurat për lësimin e dokumenteve të udhëtimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mynih, dhe se funksioon me sukses. Deri më tani kanë aplikuar 470 shtetas tanë, 380 dokumente të udhëtimit janë të gatshme dhe 252 prej tyre u janë dorëzuar shtetasve të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Siç thonë nga MPJ-ja, diaspora jonë në Mynih shpreh mirënjohje për procedurën e shpejt dhe të lehtësuar për marrjen e dokumenteve të udhëtimit.

“Procedura për marrjen e pasaportës po ecë shpejt.”

“Sot me burrin i morëm pasaportat. Me procedurën e shpejt u bënë për një muaj.”

“Po lehtësohet puna për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

“Gjithçka është në rregull, sipas terminit. Kemi kryer punë shumë shpejt.”

“Para tri javëve jam fotografuar. Tash po e marr pasaportën. Jam falënderues.”

Për suksesin e gjithë procesit të vendosjes së stacionit bazë në Mynih është deklaruar edhe Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Demiri.

“Në bashkëbisedim me qytetarët këtë vendim e kanë mirëpritur dhe janë shumë mirënjohës dhe janë shumë të kënaqur se nuk shkon më një procedurë për marrjen e pasaportës në 6 deri më 9 muaj, por e marrin për 3-4 javë.”

Sot përveç se në Mynih, stacionet bazë funksionojnë me sukses edhe ne Çikago, Nju Xhersi, Bon, Berlin, Bern, Lubjanë, Vjenë dhe Londër, si dhe stacionet mobile në Stokholm, Bruksel, Mellburn, Toronto dhe Venecia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button