Vrau fëmijët, gruan e më pas veten në Gjermani, dyshohet se familja është nga Kosova

Një ngjarje tragjike me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë në Gjermani, ka tronditur opinionin në Gjermani, ndërsa dyshohet se familja është nga Kosova.

Bild.de raporton se Flamur R. Ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, ndërsa në fund qëlloi edhe veten. Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë, transmeton dosja.al.

Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruaja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.

Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave. Mediat kosovare kanë raportuar se familja është nga Gjakova, gjë që mbetet për tu konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button