Tetovë, Komuna shpalli thirrje për formim të organit pjesëmarrës në procesin e planifikimit urban

Në bazë të nenit 46 paragrafi (1) i ligjit për Planifikim Urban (Gazeta zyrtare e RMV-së numër 32/20120) për krijimin e një organi pjesëmarrës për rajonin e Komunës së Tetovës, Kryetari i Komunës së Tetovës dje shpalli thirrje publike për formimin e organit pjesëmarrës që do të marrë pjesë në procesin e planifikimit urban të rajonit të Komunës së Tetovës. Afati për aplikim është brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes, transmeton Portalb.mk.

Kjo thirrje nënkupton formimin e një organi pjesëmarrës për sigurimin e gjithëpërfshirjes, pjesëmarrjes dhe opinionit në procesin e planifikimit urban për rajonin e Komunës së Tetovës.

“Trupi participues i përfaqëson të gjitha interesat dhe grupet e ndryshme të interesit në bashkësinë lokale dhe përcjell pikëpamjet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personave juridik, e ndjek situatën në planifikim duke dhënë iniciativa, udhëzime dhe sugjerime për përgatitjen e zgjidhjeve të planifikimit dhe në procedurën për përgatitjen dhe miratimin e planeve, rishikon programet e planifikimit dhe zgjidhjet e planifikimit te planeve urbanistike në versionin e tyre të punës. Organi pjesëmarrës ka të drejtë të diskutojë të gjitha çështjet brenda kompetencës së njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe mund të ndikojë në zgjidhjet e planifikimit dhe politikat e zhvillimit hapësinor, duke paraqitur mendimet e tij në këshillin komunal”, thuhet në shpallje.

Kërkesa për këtë njoftim publik mund të dorëzohet nga të gjithë personat e interesuar që janë përfaqësues të komuniteteve urbane dhe lokale, përfaqësues të organizatave joqeveritare nga segmente të ndryshme të jetës urbane, shoqata të qytetarëve dhe aktivistë civilë nga komuna që i përfaqësojnë grupe të ndryshme të qytetarëve, si dhe qytetarë që janë persona profesionist nga fusha e urbanistik dhe planifikimit fushave tjera planifikim dhe profesionale thelbësore për zhvillimin rezistues të qytetit.

Për të parë komplet shpalljen publike klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button