Anulimet e fluturimeve për shkak të COVID, vendet më të goditura

Ditët e fundit ka pasur shumë anulime fluturimesh për shkak të COVID në mbarë botën duke u “prishur” disa njerëzve Krishtlindjen, raporton ABC. Më shumë se 2200 fluturime janë anuluar të hënën, me destinacione kineze dhe amerikane thotë FlightAware. Linjat ajrore amerikane thonë se ndërprerja ka ndodhur për shkak se një pjesë e stafit rezultoi pozitiv me COVID dhe u izolua.

Hong Kongu po ndalon të gjitha fluturimet “Korean Air” të Koresë së Jugut për dy javë, pas rasteve pozitive në mesin e disa udhëtarëve. Në total, më shumë se 8,000 fluturime janë ndalur gjatë të Krishtlindjes.

Numri i fluturimeve të anuluara është shumë i lartë dhe vjen në një periudhë të vitit kur shumë persona janë duke udhëtuar për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Rastet e regjistruara me Covid po rriten ndjeshëm në të gjithë botën, kryesisht të nxitura nga varianti Omicron. Pavarësisht gjetjeve se Omicron është më i butë se variantet e tjera të koronavirusit, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i madh i infeksioneve që po regjistrohen.

Shumica e fluturimeve të anuluara të hënën janë nga kompanitë kineze, sipas FlightAware. Ato përfshijnë China Eastern, e cila anuloi më shumë se 420 fluturime, dhe Air China, me më shumë se 190 anulime.

Aeroportet në Pekin dhe Shangai duket se janë më të prekurit, me gati 300 anulime. Autoritetet kineze nuk kanë komentuar mbi këtë çështje. Aeroporti në qytetin verior kinez të Xi’an është gjithashtu në listë. Më shumë se 13 milionë njerëz në qytet janë urdhëruar së fundmi të qëndrojnë në shtëpi ndërsa autoritetet përpiqen të trajtojnë një shpërthim Covidi atje.

Ndërkohë, kompanitë amerikane më të goditura janë United dhe JetBlue. Dhe Seattle-Tacoma është një nga aeroportet më të prekura. Gati 5.4 milionë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën, sipas Universitetit Amerikan Johns Hopkins. Nuk dihet si do jetë situata deri natën e vitit të ri, pasi kërkesat për fluturime do jenë në rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button