Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për Kuvendin

Në kuadër të seancës së 59-të, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 78 vota u miratuan ndryshimet ligjore në Ligjin për Kuvendin. MIA sqaroi që propozimet u votuan edhe nga shumica e komuniteteve me 25 vota, raporton Portalb.mk.

Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Manovi ishin propozues të këtyre ndryshimeve, të cilat u miratuan me procedurë të shkurtuar.

Me zgjidhjet e  propozuara në Ligj duhet të arrihet pavarësi e pjesshme administrative të Shërbimit të Kuvendit që do të shprehet përmes vendosjes së procedurave interne për miratimin e akteve për organizim dhe sistematizim të brendshëm të vendeve të punës. Pëlqime financiare individuale për punësime të reja do të japë kryetari i Kuvendit.

Xhaferi informon se deputetët Arbër Ademi, Jovan Mitreski, Arta Billali – Zendeli dhe Lidija Tasevska e kanë tërhequr Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar me çfarë konstatoi se është shterur rendi i ditës dhe se seanca e 59-të ka përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button