Vendimet dhe rekomandimet e Qytetit të Shkupit kundër ndotjes së ajrit

Qyteti i Shkupit ka marrë disa vendime në lidhje me ndotjen e ajrit, pasi ditëve të fundit është raportuar për ndotje të madhe të ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Sot, nga ora 18:00, shfrytëzimi i transportit publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët, si një nga masat e Qytetit të Shkupit nga shkalla e parë për parandalimin e ndotjes së ajrit”, njoftojnë nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi”.

Disa nga masat e marra nga Qyteti i Shkupit janë: transporti publik falas, inspektime të përforcuara nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, kufizim të aktiviteteve në ndërtimtari nën kompetenca të Qytetit, kontrolle në kantiere ndërtimi duke ndaluar makinat me goma të papastruara, pastrim i rrugëve, punonjësit e Qytetit të Shkupit të shkojnë në punë me transport publik, kufizim i trajnimeve në autoshkolla nga 9:30 deri 14:30 dhe pas orës 18:00; anulimi i aktiviteteve në hapësira të hapura, të mos përdoren materialet sintetike për ngrohjen e shtëpive, pastrimi i oxhakut, etj.

“Këto masa do të jenë në fuqi derisa të mos zvogëlohet ndotja nën pragun alarmant, gjegjësisht nën 100 mikrogram në metër kub”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button