VMRO – DPMNE kërkon seancë për pyetje deputetësh para Vitit të Ri

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski paralajmëroi se gjatë ditës së sotme, si grup parlamentar do të dorëzojnë nënshkrime për thirrjen e seancës së re për pyetje deputetësh më 30 dhjetor, më saktë në ditën e parafundit të vitit 2021, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, më 23 dhjetor, kur ishte konstatuar dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, Micevski reagoi për shkak se seanca ishte ndërprerë dhe deputetë u ishte pamundësuar t’u parashtrohen pyetje anëtarëve të Qeverisë.

Ne kemi Qeveri në dorëheqje e cila vazhdon të funksionojë, ndërsa e vetmja gjë që kjo qeveri, sipas interpretimit tuaj, nuk guxon ta bëjë është të përgjigjet në pyetjen e deputetëve nga opozita”, tha Micevski pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën për pyetje deputetësh, menjëherë pas konstatimit të dorëheqjes.

Xhaferi sqaroi se, në seancën për pyetje deputetësh ka për obligim që të marrë pjesë kryeministri, i cili momentalisht nuk ka mandat, siç nuk ka asnjëri nga ministrat. Anëtarët e qeverisë gjithashtu nuk kanë mandat, ndërsa Qeverinë nuk mund ta përfaqësojë zëvendësministri.

Ndryshe, më 30 dhjetor është termini i rregullt për pyetje deputetësh, duke pasur parasysh që seanca për atë janë paraparë çdo të enjten e fundit të muajit. Këtë herë, sipas informatave, pushteti dhe opozita janë dakorduar fillimisht që pyetjet e deputetëve të zhvendosen për 23 dhjetor për shkak se 30 dhjetori është një ditë para Vitit të Ri.

Paraprakisht, deputetja e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanoska – Davkova, reagoi se nga qershori i këtij viti nuk është mbajtur seancë për pyetje deputetësh.

Kryeparlamentari Xhaferi, theksoi se Kuvendi nuk është mbledhur muajt e fundit, fillimisht për shkak të pushimeve verore, ndërsa më pas për shkak të fushatës për zgjedhjet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button