Reformat në administratën publike gjatë vitit 2021, shumë premtime e pak punë

Nuk është bërë mjaftueshëm punë gjatë vitit 2021 në fushën e reformave në administratën publike. Ky është vlerësimi i ekspertëve, të cilët porosisin që administrata të departizohet në mënyrë që të jepen shërbime cilësore, efikase dhe të shpejta. Në vitin 2022, pritet që në krye të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të vijë ministër i ri pas rikonstruimit të Qeverisë.
Profesori universitar Borçe Davitkovski, ekspertja nga Instituti për Menaxhim me Ndryshime, Iskra Bellçeva dhe gazetari dhe redaktori i “Vërtetëmatësit” i cili i ndjek reformat në administratën publike, Teofil Bllazhevski për Portalb.mk, flasin për atë se çfarë është bërë dhe çfarë ka ngecur gjatë këtij viti në këtë fushë.

Borçe Davitkovski, kryetari në dorëheqje i Komisionit ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit
Borçe Davitkovski

“Asgjë nuk është bërë, vazhdon edhe më tej partizimi i administratës. Ja edhe tani shihet pas formimit të qeverisë së re, sërish pazare partiake dhe po mbushet administrata me kuadro politik në ndërmarrjet publike e kështu me radhë. Shohim tani cirk, do të lëshojnë në pushim të detyruar në ESM, në vend që drejtori të largohet ata i largojnë punëtorët. Turp është kjo. Ata duhet të sigurojnë rrymë dhe jo të kursejnë, nëse jo duhet të shkojnë. Në disa ndërmarrje publike të rëndësishme siç janë MEPSO, ELEM, për rrugë publike, ku ka interesa shtetërore duhen njerëz profesional, edhe nëse vendosen kuadro partiak duhet të vendosen njerëz që dinë jo ngjitës të pllakatave. Nuk pres asgjë, vetëm pazare dhe vetëm të ndahen funksionet dhe tenderët, populli vetëm do të paguajë dhe nuk pres tjetër asgjë. As jam pozitë e as opozitë, 43 këtë e ligjëroj – reforma, reforma, kam shkrua 173 ligje deri më tani në vend, asnjëri nuk zbatohet”, thotë profesori Borçe Davitkovski.

Sipas profesorit, derisa nuk vjen ndonjëri që të thotë vendosni njerëz profesional dhe kompetent, pavarësisht përkatësisë etnike, nuk bëhet asgjë.

Sipas ekspertes Iskra Bellçeva, nëse i analizojmë fushat kryesore të Strategjisë së Reformave në Administratën Publike (RAP), nuk është bërë përparim i madh në lidhje me reformat e planifikuara gjatë vitit 2021. Në fushën e planifikimit strategjik nuk shohim asnjë lëvizje.

Iskra Bellçeva-Ristovska
Iskra Bellçeva-Ristovska

“Reforma më e madhe e paralajmëruar ka të bëjë me riorganizimin e institucioneve dhe pushtetit qendror, proces për të cilin opinioni nuk di asgjë. Ekzistojnë disa propozime për riorganizim të cilat janë miratuar në Këshillin për RAP, por ato nuk janë prezantuar as përpara ekspertëve, e as para opinionit të gjerë. Në këtë propozime eventuale, vendosen prioritete të cilat deri më tani nuk janë identifikuar nga Qeveria, si për shembull, prioritarizim i çështjeve familjare përpara barazisë, por edhe po shfuqizohen institucione të cilat sipas udhëzimeve të Bashkimit Evropian janë udhëhequr si të pavarura, por të gjitha këto informata mbeten ende spekulime. Nuk ka diskutim publik dhe rezultate konkrete nga ky proces. Në fushën e menaxhimit me resurse njerëzore në administratë, janë publikuar ligje të reja për shërbyesit administrativ dhe të punësuarit në sektorin publik. Për ato nuk ka kurrfarë diskutimi publik, por shkaktuan reagime të shumta nga qytetarët, veçanërisht pasi që të punësuarve u mundësohen shumë kompensime të reja, pensionim i parakohshëm të kategorive të caktuara, a u paralajmërua edhe shkurtimi i orarit të punës për 4 orë ditën e premte, gjegjësisht orari javor të ju bëhet 36 orë”, thotë Bellçeva.

Në fushën e transparencës së administratës, siç shton ajo, nuk ka shumë për të lavdëruar, pasi që në portalin për të dhëna të hapura ka vetëm rritje të madhe të të dhënave që publikohen.

“Në lidhje me shërbimet elektronike, nga 158 shërbime elektronike që janë ofruar nga portali e-uslugi.gov.mk në fillim të vitit 2021 tani ofrohen 184 shërbime, që nuk është bash avancim i madh. Kjo veçanërisht nuk është e kënaqshme duke e pasur parasysh se MSHIA, ka projekt të madh disa milionësh për përpunimin e shumë shërbimeve të reja elektronike, a nuk ka rezultate të dukshme nga projekti”, shtoi Bellçeva.

Gazetari dhe redaktori i “Vërtetëmatësit“, Teofil Bllazhevski i cili ndër të tjera i ndjek dhe reformat në administratën publike, thotë se nga ajo që mund të parashikohet nga ekspertët që e ndjekin fushën, mund të jepet një vlerësim të përgjithshëm se reformat në fushën e administratës janë në një ngecje të lehtë për disa parametra të rëndësishëm.

Teofil Bllazhevski
Teofil Bllazhevski

“Një parametër i këtillë është ndryshimi i rregullativës kyçe e cila duhet t’i ndjekë planet aksionale nga Strategjia në Administratën Publike (AP). Ato ndryshime në Ligjin për Shërbyesit Administrativ (LSHA) ose Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik po përgatiten më shumë se një vjet, a tekstet përfundimtare assesi të paraqiten përpara Qeverisë, që të munden të shkojnë në Kuvend. Kjo veçanërisht vlen për draft-Ligjin për Shërbim të Lartë udhëheqës, i cili tanimë dy vjet po përgatitet, ka konsultime në ENER, dhe prapë kthehet në përpunim, prapë nuk është, a me atë duhej që të konstatohet se së paku n2 130 institucione kuadri udhëheqës do të caktohej jo sipas çelësit partiak, por sipas sistemit të meritokracisë, në konkurs publik etj.”, thotë Bllazhevski

Siç shton ai, fusha ku janë bërë ndryshime ose përgatitje solide për vitin 2022 është gjithsesi procesi i digjitalizimit dhe dhënia e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe personat juridik.

“Ky proces pritet që të përforcohet edhe për shkak të ndarjes së mbi 4.5 milionë eurove buxhet për MSHIA-në për vitin 2022, që është shuma më e lartë deri më tani, përgatitje për shërbime të reja tërësisht elektronike, Strategji të re TIK dhe lidhje të të dhënave nga institucionet e ndryshme me portalin e-shërbime”, shtoi Bllazhevski.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BEMinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vite për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare.

Portalb.mk, paraprakisht publikoi një analizë për atë se çfarë e pret ministrin e ri të MSHIA-së. Sipas marrëveshjes për partneritet qeveritar, Alternativa do ta udhëheqë Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe ka Admirim Halitin e kanë propozuar për ministër të ri. Partia ka pranuar që të mos ndryshohet programi qeveritar, por të plotësohet.

Në analizë, Portalb.mk u ndal te dy fushat më të mëdha të cilat përfshijnë një sërë aktivitetesh gjegjësisht, digjitalizimin dhe procesin e riorganizimi dhe optimizimit të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit.

Për më shumë lexo: Punët që e presin ministrin e Alternativës në Shoqërinë Informatike dhe Administratë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button