RMV, prokurimet publik me një sërë dobësish, e-auksioni përdoret si mekanizëm për manipulim dhe korrupsion

Monitorimi i prokurimeve publike në vend tregon një sërë dobësish që tregojnë për pazare ndërmjet institucioneve dhe ofertuesve, njoftoi Qendra për Komunikime Civile (QKC), e cila publikoi Raportin e detajuar për monitorimin e rregullt të prokurimeve publike të kryera në periudhën janar-qershor 2021, transmeton Portalb.mk.

Sipas gjetjeve të Raportit, në gjysmën e parë të vitit 2021, përmes një procedure jotransparente të negociuar pa publikim konkursi, janë lidhur kontrata në vlerë prej 7.9 milionë euro dhe ato dobësi, siç thekson QKC, janë të pranishme në tenderët e zhvilluar nga institucionet edhe në nivel kombëtar edhe në nivel lokal.

“Edhe pse jo e obligueshme, auksioni elektronik është zbatuar në 91% të prokurimeve publike, çka tregon se auksioni elektronik përdoret si mekanizëm për manipulim dhe korrupsion. Përputhja e shpeshtë e vlerës së ofertave të dorëzuara me vlerën e parashikuar të tenderëve, e cila nuk është bërë publike, tregon për marrëveshje paraprake ndërmjet institucioneve dhe ofertuesve”, informojnë nga QKC.

Duke theksuar gjetjet kryesore të Raportit, QKC, njoftoi se ekzistojnë shembuj të trajtimit të pabarabartë të ofertuesve, si dhe raste të kufizimit të konkurrencës.

“Në çdo të katërtin tender është dorëzuar një ose asnjë ofertë. Anulimi i tenderëve mbetet jashtëzakonisht i lartë dhe arrin në 26 për qind”, thonë nga Qendra për Komunikime Civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button