Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar nuk është dorëhequr nga shitja e aksioneve të SHA Sllavija

Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar nuk do të shesë pronën por, aksionet e SHA Sllavija. Kështu tha sot në brifing me gazetarët drejtori i kësaj agjencie, Faton Asani, sipas të cilit këtë e kanë për detyrë, por se i ndjekin bazat ligjore për veprim, shkruan  Portalb.mk.

Ai shtoi se, bordi drejtues i agjencisë në bazë të propozimit të dorëzuar për vendosjen e procedurës për masa të përkohshme të marrë nga gjykata dhe në pajtueshmëri me praktikën e deritanishme vendosi që përkohësisht ta ndalojë procedurën për shitje. Ajo do të thotë se, shitja nuk mund të realizohet derisa zgjatë masa e përkohshme, por nuk do të thotë se agjencia është dorëhequr nga shtija e aksioneve, por se do t’i ndjekë bazat ligjore për veprim.

“Ne po përpiqemi që të ketë edhe disa ndryshime në agjenci, sepse agjencia në shtet hallka e fundit e një korrupsioni të zbuluar. Përkatësisht, ne jemi vetëm ekzekutues të një vendimi gjyqësor, megjithatë në momente ndodhemi në një situatë ku ne përsëritemi me të njëjtit për të cilin është sjell vendimi. Përkatësisht, ka pasur procedurë gjyqësore që është zhvilluar 5 vite me agjencinë dhe ka vendim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore se, Kirill Koçovski nuk ka të drejta në ato aksione. Ndalesa është bërë, pasi Kirill Koçovski i ka reaguar gjykatës dhe gjykata ka përcaktuar masë të përkohshme”, tha Asani.

Ai më tej theksoi se, agjencia është e obliguar që t’i shes aksionet, sepse nëse shpallin shtijën e 11 kompanive dhe nëse cila do kompani në ndërkohë dështon, aksionet nuk janë ofruar në bursë, atëherë agjencia do të ishte arsyeja kryesore për atë që do dëmtohej buxheti i shtetit, përkatësisht nuk janë shpallur vetëm aksionet e SHA Sllavija por janë shpallur aksionet e 11 kompanive dhe faktikisht, mendoj se të paktën në 12 muaj duhet të shpallen në shitje.

SHA “Sllavija” ka borxh ndaj 72 kreditorëve me vlerë të përgjithshme prej 123.155.006,00 denarë (diçka mbi 2 milionë euro), pa kamatë. Disa prej këtyre borxheve janë nga periudha e falimentimit 1996-1999, që do të thotë se disa prej kamatave më siguri e tejkalojnë dhjetëfishin e vet borxhit.

SHA Sllavija ka borxh ndaj 136 të punësuarve në vlerë prej 11.441.132,00 denarë (diçka mbi 186 mijë euro) pa kamata. Borxhi ndaj rreth 1000 të punësuarve paraprakisht është shlyer.

Në periudhën prej 2012-2016 është pastruar edhe hipoteka e ndërtesës administrative në vlerë prej 500 mijë euro.

SHA Sllavija realizon të ardhura mbi 700 mijë euro, prej të cilave mbi një e treta janë të dedikuara për paga dhe kontribute, ndërsa të tjerat për harxhime e përgjithshme.

Gjendja e pronës përbëhet prej 16 dyqane të palegalizuara të cilat nuk mund të zgjidhen juridikisht, ndërtesë administrative, hapësira të magazinave dhe toka nën të njëjtat në Kisella Voda.

Sipas Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar SHA Sllavija ligjërisht është dashur të shitej në pako të plotë që në vitin 2012 që të ketë shans të paguaj borxhet ndaj kreditorëve, të punësuarit dhe kamatat.

“Qeveria e udhëhequr nga VMRO – DPMNE ka copëtuar SHA Sllavija, që ta zhvlerësojë, të shesë objektet më atraktive fshehurazi nga opinioni, sipas procedurave të cilat asnjëherë nuk janë zbardhur para opinionit. Me atë , deri në vitin 2016-të, SHA Sllavija jo vetëm që ende nuk ka qenë në borxhe milionëshe të cilave iu ka rrjedhë kamata, por edhe të ardhurat e shitjes së pronës së patundshme nuk janë shfrytëzuar për larjen e borxheve, ndërsa SHA Sllavija ka humbur vlerësn e saj për atë se ka mbetur pa mbi 70 % të pronës, ndërsa me atë aktuale punon në humbje. Ajo që agjencia po tenton të bëjë tani, është që të nxjerrë në shitje aksionet (jo pronën), me çmim fillestar i cili presim të rritet”, tha drejtori i agjencisë.

Qeveria dje njoftoi se shitja e SHA “Sllavija” është ndërprerë përkohësisht për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button