10 video lojërat më të pëlqyera gjatë vitit 2021 (VIDEO)

Viti 2021 ishte përplot me lojëra të bukura kompjuterike. Sot do t’i shfaqim dhjetë lojërat më të pëlqyera gjatë këtij viti, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.

  1. Halo Infinite

Pas 20 vitesh, saga e Master Chief kjo lojë të bën të ndjehesh sërisht si të jesh në një përallë të vjetër. Kjo lojë të kthen në kohë të arenave dhe riprodhimit të armëve, ku mund të argëtoheni pa reflekse të mprehta si brisku. Ju mund të  përballeni me ngarkesa komplekse.

  1. It takes two

Kjo lojë ka elemente nga Toy Story and the Honey, I Shrunk the Kids. Në lojën It takes two bëhet një luftë për ta shpëtuar vajzën e tyre, kur në ndërkohë sa luani lojtarët zvogëlohen në mënyrë magjike sa një kukull.

  1. Overboard!

Një aventurë e zgjuar krimi, në të cilën idhulli i venitur i ekranit Veronica Villensey vret burrin e saj të pasur në bordin e një anijeje luksoze pasagjerësh dhe më pas kalon pjesën tjetër të udhëtimit duke ndërtuar një krim. Në vend që të hetojë vrasjen, lojtari ndihmon për ta mbuluar atë.

  1. Unpacking

Në këtë lojë duhet të zbërthehen zotërimet e personave të panjohur duke lëvizur nëpër banesa dhe shtëpitë e tyre. Kjo është një lojë e vogël, por kuptimi dhe qëllimi është i madh. Ashtu si çdo dramë shtëpiake, ajo na tregon  për jetën, shijet dhe përvojat tona me personat me të cilët jemi lidhur.

  1. Forza Horizon 5

Një pushim nëpër Meksikë me një sërë super makinash me shkëlqim. Kjo lojë  është absolutisht e mbushur me gara dhe sfida. Forza Horizon 5 është një gamë argëtimi me ngarje, saqë do të kënaqeni pavarësisht se çfarë bëni.

  1. Hitman 3

Agjenti 47 kthehet me një grup tjetër misionesh joshëse të hapura dhe të shumëanshme të vrasjeve. Në këtë lojë ju udhëtoni në pronat angleze në kantinat argjentinase, duke veshur kostume, duke eksperimentuar me armë të pamundura dhe duke shkaktuar gëzim, vrasje dhe kaos kudo që shkon.

  1. Deathloop

Në këtë lojë ju jeni një vrasës i ngulitur brenda një ishulli misterioz, duke jetuar të njëjtën ditë pa pushim, dhe shpresa juaj e vetme për të shpëtuar është të vrisni drejtuesit përgjegjës të kultit sociopatikë.

  1. Ratchet & Clank: Rift Apart

Në këtë lojë gjeni një krijesë të vetmuar hapësinore,  me shokun e tij robot dhe binjakët e tyre ndërdimensionale. Këtë lojë mund ta luani në PlayStation 5. Ka bukuri dhe detaje mahnitëse kudo që shikoni, nga leshi i Ratchet-it deri te animacioni në sfond dhe alienët e vegjël të lezetshëm që bëjnë biznesin e tyre.

  1. Psychonauts 2

Protagonisti i lojës është një djalë akrobat me fuqi psikike, i cili zhytet në mendjet e njerëzve për të nxitur motivimet dhe neurozat e tyre. Psychonauts 2 është argëtues, i paparashikueshëm dhe një shumëllojshmëri e çmendur idesh të çuditshme dhe të ekzekutuara mirë.

  1. Returnal

Vrapimi, kërcimi dhe gjuajtja përreth planetit të tij të bukur ndihen aq mirë sa nuk ju shkon mendja të rinisni nga fillimi sa herë që vriteni. Është frikësuese dhe kërkon shumë nga koha juaj, por shpërblimet janë të mëdha. Një lojë e rrallë që mbetet aq interesante dhe bindëse sa duket në fillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button