Oliver Spasovski dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të LSDM-së

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski, sot në mëngjes ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të LSDM-së. Lajmin e bëri të ditur në takim jo formal me gazetarët, raporton Portalb.mk.

Ai shtoi se sot në mbrëmje do të marrë pjesë në votimin e mandatarit të ri për formim të qeverisë. Në pyetjen se a do të tërhiqet tërësisht prej LSDM-së, Spasovski tha që 28 vite ka kontribuuar në këtë parti. Ai njoftoi që pas 1 janarit do të tregojë nëse do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Kjo dorëheqje vjen në periudhën kur LSDM si parti qeveritare, ka paralajmëruar reforma brenda partisë, pas humbjes në zgjedhjet lokale. Zoran Zaev dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dhe kryeministrit dhe bashkë me të u larguan dhe nënkryetarët. Dimitar Kovaçevski u zgjodh kryetar i LSDM-së dhe ai pritet të jetë mandatari i ri. Pas janarit pritet të ketë edhe riformatim të kabinetit qeveritar, me kryeministër të ri dhe ndryshime në më shumë ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button