Në sesionet për mësim të Eduino-s tre muajt e fundit morën pjesë 23.000 mësues

Mbi 23,000 pjesëmarrës morën pjesë në sesionet e realizuara përmes platformës mësimore Eduino gjatë tre muajve të fundit. UNICEF, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Smart App mbështetëën njëmbëdhjetë webinare për forcimin e kapacitetit të mësuesve, edukatorëve dhe praktikuesve të tjerë në arsim mbi temat që lidhen me aplikimin e metodave inovative të mësimdhënies me fokus në mjetet digjitale dhe të mësuarit digjital, transmeton Portalb.mk.

Me shkëmbimin e njohurive për praktikat më të mira, temat e webinareve ishin vlerësimi formativ në kushte të mësimdhënies hibride, prezantimi i modelit të “klasës së përmbysur”, përgatitja e mësimdhënies ndërvepruese dhe asinkrone, mësimi kreativ përmes lojës dhe përdorimit të qasjeve të projektimit si metodë mësimore.

“Mësuesit janë forca lëvizëse pas rimëkëmbjes së arsimit nga kovid-19. Prandaj, ata duhet të jenë në hap me zhvillimet e reja në arsim, të ndërtojnë kapacitetin për t’u përshtatur dhe për inovuar në kushte të vështira, si dhe për të fituar qasje në burimet e trajnimit profesional”, tha Patricia DiGovanni, përfaqësuese e UNICEF-it.

Përveç forcimit të mundësive për zhvillim profesional përmes webinareve, kurseve online dhe konkurseve për propozimin në grup të zgjidhjeve (crowdsourcing), programi aktual Eduino përfshin edhe finalizimin e një biblioteke kombëtare me video-leksione, zhvillimin e një koleksioni kombëtar të materialeve mësimore që do të shërbejnë si sistem një-sportel për materialet digjitale, zgjerimi i konkursit Eduino Gameathon dhe rritje e grupit dhe programi të ambasadorëve të Eduino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button