RMV, pesë denoncime për korrupsion dhe krim nga Policia financiare, asnjë nuk është për funksionar shtetëror

Me zëvendëskryeministër fiktiv për luftë kundër korrupsionit, Deklaratë kundër korrupsionit dhe fushatë që filloi me zile të mëdha dhe është në rrjedhë, Maqedonia është në vendin e 111-të më të ulët në botë sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, kurse në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion për gjithë vitin kanë arritur vetëm 9 kallëzime nga Policia financiare, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Prej tyre, vetëm 5 qëlluan adresën. Të denoncuarit janë qytetarë të thjeshtë, nuk ka asgjë kundër ndonjë bartësi të postit publik.

Drejtoria e Policisë financiare është organi kryesor për zbulimin e korrupsionit dhe duhet të “ushqejë” prokurorët të cilët më pas hapin hetimet, angazhojnë hetuesit dhe të gjitha burimet, bëjnë kallëzime para gjykatave. Nuk ka korrupsion të zbuluar – nuk ka hetim, nuk ka akuza, nuk ka gjykime, nuk ka të gjykuar, bartës të funksioneve publike, asnjë prej tyre nuk është në burg.

Nga 9 padi penale për krim financiar, Prokurorisë për krim të organizuar i kanë mbetur në tavolinë vetëm 5, pasi 4 janë kthyer në Prokurorinë Publike Shkup, për shkak të moskompetencës, përkatësisht adresës së gabuar të kallëzimit.

Nga gjithsej pesë kallëzime në Prokurorinë Publike për krim të organizuar, asnjë prej tyre nuk është për funksionar të lartë qeveritar, përgjigjen Prokuroria për Sdk.mk. Kjo është performanca e një prej organeve më të rëndësishme për zbulimin e korrupsionit të profilit të lartë.

Prokuroria është organ për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe nëse nuk ka kallëzime penale nga Policia financiare dhe Reparti për krim të organizuar në MPB, nuk do të ketë edhe një kohë të gjatë hetime, dhe as akuza për funksionar të lartë, drejtorë, kryetarët komunash…

Me statistika të tilla të mjerueshme, për një kohë të gjatë nuk do të ketë gjykime për funksionarët e akuzuar.

Nga Prokuroria për krimin e organizuar u përgjigjën se fushëveprimi i punës për ndjekjen e krimit financiar dhe korrupsionit më së shumti vjen  nga kallëzimet që i paraqet Sektori për krim ekonomik nga MPB dhe nga hetimet që i hap Prokuroria. Edhe pse, thonë ata, as MPB-ja nuk është në nivelin e dëshiruar. Më e dobët është statistika nga Drejtoria e policisë financiare (DPF).

Drejtor i DPF-së është Arafat Muaremi, i emëruar nga Qeveria. Rasti i fundit “i zëshëm” i zbuluar nga Policia Financiare ishte ai me shitjen e dyshimtë të hapsirave të EVN Elektranat, nga persona të afërt me një parti politike, të cilët i blinin me çmime të volitshme dhe ia shisnin kompanisë për shuma shumë më të larta për metër katror.

Përveç nervozizmit të Prokurorisë Publike se ky hetim i Policisë Financiare është paralajmëruar në ditën e zgjedhjeve lokale, deri më sot nuk ka asnjë informacion se deri ku është ky rast, nëse ka të dyshuar për krim, ku është kryerkrimi dhe kundër cilave iniciale (kundër cilëve personave të partisë politike).

Pesë padi penale të ngritura nga Policia Financiare, për të cilat kompetente është Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë kundër 11 personave. Katër të cilët janë kthyer në kompetencë të Prokurorisë së Shkupit ishin kundër 6 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button