RMV, ndalohet përkohësisht shitja e “Sllavija”

Qeveria sot njoftoi se shitja e SHA “Sllavija” është ndërprerë përkohësisht për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në Gjykatë, e cila sipas detyrës zyrtare ka vepruar sipas kërkesës së ish pronarit të aksioneve të kësaj shoqërie aksionare, Kiril Koçevski, transmeton 360 Shkallë.

Qeveria ka reaguar ndaj pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se janë “plotësisht të pasakta dhe manipuluese” se Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara kinse ka hequr dorë nga shitja e aksioneve në “Sllavia”.

“Një kërkesë e tillë është paraqitur në Depozitarin Qendror të letrave me vlerë dhe në Komisionin e ëetrave me vlerë. Aktgjykimi fillestar për konfiskimin e aksioneve të SHA “Sllavija” për shkak të veprës penale është dhënë ndaj personit Kiril Kocevski. Është e drejtë ligjore e ish-pronarit që të kërkojë masën e përkohshme nga Gjykata”. thuhet në deklaratë.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë theksoi se Bordi Drejtues i Agjencisë, në bazë të propozimit të dorëzuar për inicimin e procedurës për masë të përkohshme të pranuar në Gjykatë dhe në përputhje me praktikën e deritanishme, ka vendosur që përkohësisht të pezullohet procedura e shitjes.

“Nuk do të thotë se shitja mund të realizohet derisa të zgjasë masa e përkohshme, por nuk do të thotë se Agjencia ka hequr dorë nga shitja e aksioneve”, thuhet më tej në deklaratë.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, nga ana tjetër, më herët në një konferencë për media ka pohuar se Qeveria dhe LSDM-ja kanë hequr dorë nga shitja e AD Sllavija, duke e pranuar fajin.

“Kanë dashur ta shesin në mënyrë kriminale, pa para, për ta përvetësuar dhe më pas për të përfituar miliona. Shitjen e kanë dashur ta bëjnë në mënyrë të kundërligjshme, pa përllogaritje, pa vlera reale të pronës”, ka thënë Arsovski.

Më herët, në një komunikatë, VMRO-DPMNE ka thënë se Qeveria e ka ndaluar shitjen e “Slavija”.

“Ndalimi i shitjes së Slavija-s është njohje e biznesit të turbullt, VMRO-DPMNE-ja dhe publiku e zbuluan këtë krim – 20 milionë euron e shitën për 200 mijë euro”, thuhej në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button