Kopshti Zoologjik i Shkupit mori librin e parë gjithëpërfshirës me figura në Braille

“Miqtë nga Kopshti Zoologjik” është libri i parë në Braille në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, vepra është e Gordana Simonovska Momirovskës dhe përmes këtij libri me figura fëmijët me dëmtim të shikimit do të kenë mundësinë të lexojnë vetëm, ndërsa fëmijët e tjerë të njihen me shkrimin Braille dhe mënyrën se si personat me shikim të dëmtuar dhe të verbër mësojnë shkrimin, transmeton Portalb.mk.

Të pranishmit e promovimit së bashku me babagjyshin patën rastin të dëgjojnë fëmijët Tina dhe Filip të cilët lexuan vargje nga libri kushtuar kafshëve nga Kopshti Zoologjik me shkrim Braille.

“Ne jemi të nderuar që një botim gjithëpërfshirës kushtuar kopshtit zoologjik do të jetë një perlë e vërtetë për pasurimin e fondit bibliotekar për gjeneratat më të reja, me dhe pa dëmtim të shikimit”, thonë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, duke shprehur mirënjohje të madhe për autoren Gordana Simonovska Momirovska, shkrimtarin Gorjan Petrevski, aktoren Snezhana Konevska Rusi dhe fëmijët e studios dramatike, si dhe shoqatat “Rast” dhe “Balance Mk-Shoqata për Diabet të të Miturve” të cilët e zbukuruan ditën në kopshtin zoologjik të Shkupit.

Nën moton “Lexojmë pa diskriminim” me çdo pjesë të blerë blerësit i japin mbështetje humanitare Shoqatës së të Verbërve nga Velesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button