RMV, afatet për formimin e Qeverisë së re drejt fundit

Afatet në Kuvend për formimin e Qeverisë së re kanë filluar numërimin mbrapsht pas deklaratës së javës së kaluar për dorëheqjen e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit. Presidenti Stevo Pendarovski njoftoi se të mërkurën do t’ia japë mandatin Dimitar Kovaçevskit, kryetarit të ri të LSDM-së, pas së cilës do të fillojë afati prej 20 ditësh për përbërjen e kabinetit të kryeministrit të ri, shkruan Portalb.mk.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, Presidenti i shtetit është i detyruar që në afat prej dhjetë ditësh, të dorëzojë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.

Pas marrjes së mandatit, kryeministri i ri në afat prej 20 ditësh, në Kuvend do të duhet të paraqesë program dhe të propozojë përbërjen e qeverisë, kurse qeveria e re do të zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Për kryeministër pritet të propozohet lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili pas marrjes së mandatit, në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm në Kuvend duhet ta dorëzojë programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

LSDM-ja nesër në selinë e partisë në seancën ebordit qendror duhet ta zyrtarizojë Kovaçevskin si kandidat për kryeministër të ri dhe të përcaktojë kandidatët për funksionarë qeveritar.

Ndryshe, Zaev dha dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale në të cilat partia e tij pësoi humbje të madhe. Sipas tij, dorëheqja është hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe është shprehje e përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve.

Zaev, i cili së fundi u largua edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM, të cilën e drejtoi që nga viti 2013. Funksioni e të parit të qeverisë e ka ushtruar nga 31 maji 2017, kurse mandatin e dytë si kryeministër e fitoi në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button