Gashi: Me BDI-në na bashkon interesi kombëtar (VIDEO)

I pari i Alternativës, Arim Gashi gjatë një interviste për  KosovaPres u shpreh se nuk deshën të luajnë kumar me integrimin e vendit në BE, pasi sipas tij Alternativa është parë si çelës për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe integrimin në BE. Bashkëqeverisjen me BDI-në e arsyeton se kjo është në avantazh të interesit shqiptar, transmeton Portalb.mk.

Sipas Gashit, me hyrjen e tyre në Qeveri u pastruan këto dilema.

“Kemi një shumicë të re me 64 deputetë dhe shteti po sheh drejt vitit 2022 në tentativat që t’i zgjidh këto krizat energjetike e shëndetësore por ajo që është shumë e rëndësishme është që jemi shumë afër hapjes se negociatave me BE-në, janari, shkurti apo fillimi i marsit janë muajt që vërtetë janë shumë vendimtarë për ne, çelja e negociatave për ne do të ishte një lajm brilant. Andaj mendoj që Alternativa nuk deshi qe ta vendosë në bixhoz ketë mundësi të madhe, edhe për shtetin, edhe për shqiptarët, edhe për rajonin”, tha Afrim Gashi.

Ndërsa për bashkëqeverisjen me BDI-në, Gashi tha se i bashkon interesi i shqiptarëve.

“Ne kryesisht negociatat i kemi zhvilluar me Partinë Socialdemokrate maqedonase, por kam pasur takime edhe me zotin Ahmeti që është parti tjetër shqiptare në qeveri me të cilin kam dashur që të mos shihet kjo kyçja jonë në qeveri si një betejë e brendshme brenda shqiptarëve. Ne jemi dy subjekte në oponencë me njëra-tjetrën, por ka shumë punë të shqiptarëve qe kanë interesa te përbashkëta. Andaj tentativa ime është që të mos kemi betejë te brendshme dhe të bllokojmë njëra-tjetrën sepse në fund të fundit do t’ia pamundësojmë funksionimin edhe njëra-tjetrës dhe kjo shkon në llogari të qytetarit. Ne duam t’i shërbejmë qytetarit, shqiptarëve, dhe duam të kemi raporte korrekte me të gjitha subjektet, jo vetëm me ata në pozitë por edhe me partitë shqiptare në opozitë mundohemi të ruajmë raporte korrekte për shkak se megjithatë ne jemi në një shtet multietnik dhe realizimi etnik i shqiptarëve në Maqedoni në aspektin juridiko-kushtetues nuk është se ka mbaruar plotësisht”, tha Gashi.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Ndryshe, më poshtë janë disa nga emrat  që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv, te të cilat vërrehet mungesa e grave.

  • Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
  •  Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
  • Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
  • Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
  • Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
  • Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
  • Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
  • Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
  • Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
  • Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
  •  Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
  • Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button