Kurti për Qeverinë: Ky ishte vit i Kosovës sovrane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për të arriturat e Qeverisë të cilën ai e udhëheq. Kurti ndër të tjera tha se qeveria ka punuar me përulje dhe përkushtim në përmbushjen e premtimeve në drejtësi e ekonomi, transmeton Klan Kosova.

“Ekonomia është kthyer drejt zhvillimit. Vitin po e përmbyllim me një rritje prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor, sipas vlerësimeve të BQK. Këto kanë bërë që të ketë më shumë shpenzim dhe më shumë kontribut. Kemi zhvilluar gjithashtu edhe mbi 10 mijë vende të reja të punës”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu tha se qeveria ka bërë një menaxhim të mirë të pandemisë Covid-19, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi filluar dhënien e dozës perforëcuese, pra të dozës së tretë të vaksinës  antiCOVID. Kosova është prise në rajon për shkallën e vaksinimit dhe menaxhimin e pandemisë”, tha Kurti.

Megjithatë, ai bëri thirrje për kujdes të shtuar, sepse vendi mund të preket nga një valë e re e virusit.

“Ky sukses nuk ka bënë të paprekshëm nga një valë e re e nga Omicroni, nëse nuk jemi të kujdesshëm në marrjen e dozës së tretë dhe respektimin e masave anti-Covid të cilat janë në fuqi”, tha ai.

Kurti tregoi të arriturat e qeverisë edhe në fusha të tjera.

Kemi mbështetur familjet, sportin, kulturën si dhe nënat lehona dhe fëmijët. Kemi bërë miratimin e projekligjit për gjykatën komerciale. Janë realizuar  509 aksione policore dhe duke shkatërruar 42 grupe kriminale. Ka filluar reciprociteti i targave me Serbinë. Kemi bërë edukimin falas në të gjithë nivelin në sektorin publik. Kemi ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunitetit RAE. Kemi mbështetur grate”, u shpreh Kurti.

Kurti e quajti këtë vit të Kosovës sovrane dhe tha se qeveria do të vazhdojë punën e palodhshme.

“Ky ishte vit i Kosovës sovrane. Ne do të punojmë shumë e pa u lodhur në zhvillimin e ekonomisë, për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe do të punojmë shumë edhe në drejtësi për të luftuar krimin e korrupsionin. Viti 2022 siç e kemi thënë,do të jetë viti ku do të bëjmë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti, në fund fare shfrytëzoi rastin që t’ua uronte të gjithë qytetarëve festat e fundvitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button