Kacarska për bllokimin e mundshëm të Kushtetueses: Mund të sjellim vendime, por se sa do të na besojnë

Janë të mundshme bllokime në punën e Gjykatës Kushtetuese nga fillimni i vitit të ardhshëm, kur nga atje do të largohet edhe gjykatësi i katërt, kështuqë gjykata do të vijë në kufirin e pesë anëtarëve, sa janë të nevojshëm që të mund të mblidhet dhe të sjellë vendime për të cilat nuk nevojitet shumicë e dy të tretës, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Nga mesi i janarit përfundon mandati i gjykatësit Jovan Josifovski pasiqë në shtatë muajt e fundit Kuvendi nuk arriti të zgjedhë tre gjykatës kushtetues në vendet e atyre të cilëve u skaduan mandatet gjatë pranverës. Duke pasur parasysh jofunksionalitetin e Komisionit kuvendor për emërim dhe zgjedhje, i cili tani nuk ka as kryetar, pyetja është se nëse në një afërmve të afërt nga atje mund të priten propozime zyrtare për gjykatës të rinj kushtetues, për të cilët pastaj duhet të vendosë parlamenti me shumicë absolute.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska në deklaratë për 360 Gradë thotë se me një numër të këtillë të reduktuar nuk mund të vendosë në raste për të cilat është e paraparë shumicë e dy të tretës. Kjo, siç thotë, ka disa situata, por, thekson, megjithatë është më mirë që gjykata të jetë në përbërje të plotë për shkak të besimit në vendimet që i sjellë në funksion të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Kushtetuta ka paraparë nëntë gjykatës të jenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe përmes vendimmarrjes së tyre, pjesëmarrje në debate dhe dhënie të mendimeve të sigurojnë peshë të vendimeve të cilët garantojnë kushtetushmëri dhe ligjshmëri dhe i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Me numër të këtillë të reduktuar nuk mund të vendoset në raste ppër të cilët janë paraparë të paktën gjashtë gjykatës. Ato janë disa situata në të cilat Gjykata Kushtetuese do të ballafaqohej me bllokime, por shqetësimi për plotësimin e tre vendeve të gjykatësve dhe një pas festave, nuk është vetëm për këto raste në të cilat nevojitet shumica e dy të tretës. Përbërje e plotë e Gjykatës Kushtetuese është e rëndësishme edhe për besimin në vendimet të cilat sillen, që qytetarët të jenë të sigurtë se kjo gjykatë e ka dhënë kapacitetin maksimal dhe vullnetin kur ka sjellë vendime në emrin e tyre”, thotë Kacarska.

Gjykata Kushtetuese punën e organizon sipas Kushtetutës dhe Rregullores së gjykatës. Seancë mund të mbahet nëse janë të pranishëm të paktën pesë gjykatës. Nëse në rend dite të seancës ka çështje për të cilat Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës, vendos me vota të shumicës së dy të tretës nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, seanca mund të mbahet nëse janë të pranishëm të paktën gjashtë gjykatës. Kjo do të ishte e pamundur nga janari, kur në Gjykatën Kushtetuese do të mbeten vetëm pesë gjykatës.

Situata të tilla zë supozuara në të cilat do të mund të gjendet gjykata janë të pakta dhe kryesisht u dedikohen shefit të shtetit:

  • Sipas nenit 83 nga Kushtetuta, presidenti gëzon imunitet. Për marrje të imunitetit të presidentit vendos Gjykata Kushtetueseme vota e shumicës së dy të tretës nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.
  • Presidenti është përgjegjës për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij. Proceduraë për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit ngrit Kuvendi me shumicën e dy të tretës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Për ppërgjegjësi të presidentit vendos Gjykata Kushtetuese me shumicën e dy të tretës së votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon përgjegjësi të presidentit të Republikës, funksioni i tij pushon në bazë të Kushtetutës. (neni 87 nga Kushtetuta).
  • Gjykata Kushtetuese zgjedh kryetar të gjykatës nga radhët e gjykatësve me shumicë të dy të tretës nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. (neni 7 nga Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese).

Kacarska thotë se ka vendime për të cilat konsideron se gjykata duhet t’i shqyrtojë në përbërje të plotë, edhe për to nuk nevojitet shumica e d të tretës.

“Për mia dhe kolegët çdo lëndë është e rëndësishme, por ka, për shembull, lëndë, siç është Dekreti për nënsshkrim të Marrëveshjes së Prespës ose Dekreti për nënshkrim të Ligjit për gjuhë, të cilët kanë peshë të posaçme për shtetin. Për këtë arsye insistoj të vendoset në përbërje të plotë”, thotë Kacarska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button