Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë harxhuar 595 653 MWh energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor të këtij viti janë harxhuar 595 653 MWh energji elektrike, derisa termocentralet vazhdojnë të mbesin vende ku prodhohet më së shumti energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 595 653 МWh energji elektrike, 45 762 mil. nm3 gaz natyror, 336 109 ton qymyr dhe 98 364 ton produkte të naftës”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave për muajin tetor.

Raportohet që 97.1 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike në termocentrale, ndërkohë prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 71.9 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike.

Në termocentrale prodhohet 40.7% e prodhimit të përgjithshëm bruto të energjisë elektrike, 40.4% në termocentralet e kombinuara dhe impiante industriale, 15.8 në hidrocentrale, në termocentralet e erës 1.7%, në centralet e biogazit 1% dhe në termocentralet diellore 0.4%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button