U konfirmua rasti i parë me Omikron në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar që në vend është regjistruar rasti i parë i Omikronit, lloji i fundit i virusit Kovid-19 i paraqitur tashmë edhe në shumë vende tjera, transmeton Portalb.mk.

“Sot është detektuar rasti i parë i llojit Omikron të virusit SarsCoV2. Detektimi është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një mashkull i cili në vend ka ardhur nga Britania e Madhe”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar që ky ishte infektimi i tij i dytë.

Pacienti e kishte kaluar virusin korona në janar të vitit 2021, pastaj ishte vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer. Raportohet që gjendja e tij shëndetësore është stabile, ndërsa gjendet në izolim shtëpiak.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 333 raste të reja me korona virus nga 3.511 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit gjashtë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 311 të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.666, numri i pacientëve të shëruar në 209.602, i të vdekurve në 7.879, dhe momentalisht ka 5.185 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button