TikTok e rrëzoi Google nga froni dhe u bë uebfaqja më e vizituar në botë

Të dhënat e reja tregojnë që TikTok rrëzoi Google nga froni  dhe u bë uebfaqja më e vizituar në botë. Aplikacioni Tik Tok është domeni më I popullarizuar në vitin 2020 dhe pjesën e parë të vitit 2021, shkruan Independent, transmeton Portalb.mk.

Google.com i cili përfshin Maps, Translate, Photos, Flights, Books, News dhe të tjerë nuk ishte në gjendje të shmangte sfidën e paraqitur nga rivali i tij i sapolindur. Tik tok tani numëron më shumë se 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën.

TikTok ka kaluar gjithashtu gjigantët e tjerë të teknologjisë, duke përfshirë domenet e Amazon, Apple, Facebook, Microsoft dhe Netflix.

Këto të dhëna i publikoi firma e sigurisë Cloudflares Year in Review. Ata theksuan se popullariteti i TikTok arriti të fitojë popullaritet nga fillimi i vitit.

“Ishte më 17 shkurt 2021, kur TikTok u rëndit i pari për një ditë. Pastaj, në mars dhe maj, TikToku disa ditë renditej i pari në list. Por, ishte periudha pas 10 gushtit, që TikToku ishte i pari në shumicën e ditëve. Kishte disa ditë kur Google ishte i pari, por tetori dhe nëntori ishin kryesisht ditët e TikTok-ut, duke përfshirë Ditën e Falenderimeve (25 Nëntor) dhe të Premten e Zezë (26 Nëntor).” shkruan Cloudflare.

Një nga arsyet që TikTok arriti të ket kaq shumë vizitueshmëri ishte pandemia. Pasi njerëtzit ishin të detyruar të kalonin më shumë kohë brenda dhe larg tubimeve shoqërore. Mirëpo, përdorimi I TikTok vazhdoi të përdoret edhe pas lirimeve të masave. TikTok është një aplikacion i cili I bën të ndihen rehat të gjithë përdoruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button