Nëntë vjet nga “E hëna e zezë”, ja momenti i sjelljes brutale ndaj deputetëve dhe gazetarëve (VIDEO)

Sot bëhen nëntë vjet nga “E hëna e zezë” në Kuvendin e Maqedonisë kur sigurimi kuvendor duke tërhequr zvarrë, i nxori jashtë deputetët dhe gazetarët nga seanca plenare ku miratohej buxheti i vitit 2013, shkruan Portalb.mk.

Nga salla janë larguar gazetarët që të mos dëshmojnë dhe dokumentojnë sjelljen brutale të sigurimit të Kuvendit të Maqedonisë.

Përleshja për buxhetin filloi në mesin e dhjetorit, pasi që një grup i deputetëve revoltoheshin se po miratohej buxhet jozhvillimor me harxhime të mëdha për projektin “Shkupi 2014”. Amendamentet e tyre qenë refuzuar dhe debati për të u anashkalua.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri te përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button