Një muaj nga aksidenti tragjik në Bullgari: Rezultatet e ekspertizës priten më 25 dhjetor

Kanë kaluar një muaj nga aksidenti i autobusit në Bullgari, ndërsa shërbimet e hetimit bullgar paralajmëruan se rezultatet e ekspertizës – mjekësisë ligjore, teknike dhe ato të zjarrit – teknik do të mund të jenë gati deri më 25 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

Sipas shefit të shërbimit hetimor nacional bullgar, Borisllave Sarafov, të dhënat tregojnë se shpejtësia e autobusit me siguri ka qenë e papërshtatshme me kushtet e rrugës, ndërsa natën e incidentit ka rënë shi dhe rruga ka qenë e lagur.

“Shpejtësia e autobusit ka qenë kryesisht e papërshtatshme me kushtet e rrugës. Mendoj se ka vozitur mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat e njërit vozitës profesional të autobusit janë më të larta se sa për cilin do shofer tjetër”, tha Serafov.

Ai theksoi se nuk ka lidhje të arsyes së pasojës mes fatkeqësisë, sinjalizimit rrugor dhe shenjave, duke sqaruar se ato ndoshta kanë kontribuar për atë, por shoferit duhej të jetë më i kujdesshëm dhe të vozis me shpejtësi të përshtatshme. Megjithatë, Sarafov theksoi se shenjat e rrugëve “dukshëm nuk i plotësojnë kushtet”, transmeton MIA.

Hetimi deri më tani tregon se, autobusi për arsye ende të panjohura ka devijuar në të djathtë dhe ka goditur në rrethojën mbrojtëse e cila e ndan hapësirën për pushim nga autostrada. Nga goditja ka shpërthyer rezervoari i naftës, është shkaktuar zjarr dhe automjeti ka ngecur mes rrethojave mbrojtëse që i ndan dy korsitë e autostradës.

Në aksidentin tragjik të autostradës “Struma” në Bullgari që ka ndodhur më 23 nëntor ndërruan jetë 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata po ktheheshin nga udhëtimi turistik në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button