Gjermani, rritet fushata e vaksinimit me doza përforcuese për të luftuar llojin Omicron

Gjermania ka rritur fushatën e saj të vaksinimit me doza shtesë kundër koronavirusit, derisa vendi po përgatitet për një valë të re të pandemisë për shkak të llojit shumë më infektiv Omicron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore gjermane konfirmuan se deri më tani 29 milionë doza përforcuese janë administruar në mbarë vendin dhe pothuajse 33 milionë të tjera do të jenë të disponueshme në tre javët e ardhshme.

“Ne kemi zgjedhur rrugën e vaksinimit me doza përforcuese me një shpejtësi rekord për të reduktuar vdekjet dhe sëmundjet e rënda nga Omicron. Vaksinimi me dozë përforcuese ul rrezikun. Administrimi i sa më shumë dozave përforcuese mbetet strategjia jonë”, shkroi në rrjetet sociale Karl Lauterbach, ministër i Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, qeveria bleu 30 milionë doza të vaksinës Moderna, si dhe 3 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech për fushatën e vaksinimit me doza përforcuese.

Vendet evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Spanjën, kanë regjistruar raste rekord të koronavirusit këtë javë, të shkaktuara nga lloji i ri Omicron.

InstitutiRobert Koch’ i Gjermanisë gjatë ditës së fundit raportoi 35.431 infeksione të reja dhe 370 vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button