Dy pakistanezë kanë trafikuar migrantë në RMV, janë gjetur 40 persona nga India, Siria, Maroku dhe Turqia

Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar padi penale kundër dy shtetasve pakistanezë M.A. (27) dhe A.H. (20), për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “trafikim të migrantëve”, njofton Portalb.mk.

Policia më 22 dhjetor të këtij viti në autostradën Kumanovë – Tabanovcë, në objekte të braktisura në fshatin Kojnare e Epërme, Kumanovë, ka gjetur 40 migrantë 21 nga India, 15 nga Siria, 2 nga Pakistani dhe nga 1 nga Maroku dhe Turqia, prej të cilëve 3 kanë qenë të mitur.

Është konstatuar se M.A. dhe A.H. të cilët kanë qenë pjesë e grupit, e kanë organizuar grupin dhe për kompensim financiar, personave është dashur t’u organizojnë kalim ilegal të kufirit RMV-Greqi.

Gjatë ditës, M.A. dhe A.H. do të dorëzohen para gjykatësit të procedurës paraprake, derisa personat tjerë janë dërguar në Qendrën Pranuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button