RMV, 67% e rasteve të reja dhe 85% e të hospitalizuarve me kovid-19 janë të pavaksinuar

67% e rasteve të reja dhe 85% e të hospitalizuarve me kovid 19 janë të pavaksinuar, tregon analiza e javëve të fundit e Ministrisë së Shëndetësisë. Në periudhën 06.08-23.12.2021 në territorin e vendit, 66.857 qytetar, nga të testuarit me kovid-19 rezultuan pozitivë, 33% prej të cilëve ishin të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht 21.806 persona. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me kovid-19, thuhet më tej në analizë, transmeton Portalb.mk.

“45.051 qytetarë, përkatësisht 67% e personave pozitivë kovid 19 nuk ishin vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk janë vaksinuar është 85%, ndërsa vetëm 15% e të gjithë pacientëve të hospitalizuar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar. Vdekshmëria te të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën nga data 06.08.2021 deri më 23.12.2021 në territorin e vendit kanë vdekur 2.362 persona me kovid 19, 1.850 që ndërruan jetë nuk ishin të vaksinua, kurse vetëm 21% ishin vaksinuar. Sipas analizave, të vdekurit kishin më shumë sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët ishin vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që kemi në dispozicion, si dhe pacientë që ishin vaksinuar jashtë vendit me vaksinat Moderna dhe Johnson”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit.

“Çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt. Apelojmë që qytetarët të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKov2”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të vaksinuar llogariten personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.333, numri i pacientëve të shëruar në 209.291, i të vdekurve në 7.868, dhe momentalisht ka 5.174 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button